• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SIGURON LINJË KREDITI NË EURO/ Banka e Shqipërisë: Do t’i shërbejë nevojave për likuiditet
Home
Ekonomi

SIGURON LINJË KREDITI NË EURO/ Banka e Shqipërisë: Do t’i shërbejë nevojave për likuiditet

7 April, 2019 k.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje me Bankën për Rregullime Ndërkombëtare (BIS) për hapjen e një linje kredie në Euro. Marrëveshja do t’i shërbejë mbulimit të nevojave të mundshme për likuiditet në valutë, në shuma të mëdha. Për huamarrjen, Banka e Shqipërisë do të përdorë si kolateral tituj investimi nga portofoli i rezervës valutore. Sipas Bankës Qendrore, marrëveshja përbën një mekanizëm të rëndësishëm për të vepruar në situata krize dhe krijon me shumë fleksibilitet në administrimin e rezervës valutore, në kushtet kur pjesa kryesore e saj në monedhën Euro investohet me normë negative interesi.

Në pesë vitet e fundit, Banka e Shqipërisë e ka rritur me 70% rezervën valutore, duke e çuar atë në rreth 3.4 miliardë euro. Strategjia për të rritur rezervën valutore lidhet kryesisht me shkallën e lartë të euroizimit dhe nevojën për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme emergjente që mund të ketë ekonomia për monedhën europiane. Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka shtuar sfidat për një investim eficient të saj, në kushtet kur politikat monetare lehtësuese prej vitesh i kanë çuar normat e interesit të euros në territor negativ.

Kjo e vështirëson sigurimin e fitimeve nga investimi i rezervës valutore. Gjithnjë duke ruajtur një profil të kujdesshëm rreziku, Banka e Shqipërisë ka pasuruar gamën e instrumenteve ku kjo rezervë investohet, si, për shembull, obligacione të mbuluara me kolateral financiar. Gjithashtu, Banka Qendrore ka hedhur hapa për lidhjen e një marrëveshjeje për klerimin dhe tregtimin e kontratave të së ardhmes (futures), me asistencën e Bankës Botërore. Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument do të minimizojë kostot në investim dhe do të krijojë më shumë oportunitete për rritjen  e të ardhurave nga administrimi i rezervës valutore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA NË PRAG TË ÇEREKFINALES SË CHAMPIONS/ Ish-lojtarit i Realit: Në këtë sezon do të fitojmë...
Previous article KA EDHE KËSHTU/ Largohen nga jeta LUKSOZE në Egjipt, mamaja i lutet të birit: Hajde kthehemi... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT