• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SIGURIMET/ Ndryshon rregullorja, si do bëhet dëmshpërblimi nga kompanitë
Home
Ekonomi

SIGURIMET/ Ndryshon rregullorja, si do bëhet dëmshpërblimi nga kompanitë

20 June, 2019 enxhi.autor Ekonomi

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndryshuar rregulloren “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” duke saktësuar mes të tjerave disa elementë që nisin nga koha që duhet të bëhet dëmshpërblimi, tek procedura e njoftimit të klientit si dhe përcaktimi i shkallës së humbjes së aftësisë së përhershme në punë.

Konkretisht ndryshimi i parë është bërë në nenin tre të rregullores ku janë shtuar dy pika të reja tek paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim. “Për qëllim të këtij neni, data e marrjes së kërkesës për  dëmshpërblim  quhet  data  e  depozitimit  të  kërkesës  së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues.  Në rastet kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, shoqëria  e  sigurimit  i  drejtohet  paraqitësit  të  kërkesës  me shkrim brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës dhe kërkon plotësimin e dokumentacionit” thuhet në shtesën që i është bërë rregullores.

Në nenin gjashtë është bërë një tjetër ndryshim që lidhet me afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim. Kështu sipas rregullores për dëme materiale, ku shkalla e dëmtimit është e vogël, dhe vlerësohet deri në 100,000 lekë, sipas parashikimeve të germës a) të nenit 25 të kësaj rregulloreje, afati i trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim të jetë brenda 14 ditëve nga data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim.

Nga AMF është miratuar një shtesë e këtij paragrafi që parashikon se në rast pranimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të  njoftojë  palën  e  dëmtuar  për  masën  e  dëmshpërblimit  të vlerësuar prej sa. “Në rast refuzimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të  njoftojë  me  shkrim  palën  e  dëmtuar  për  refuzimin  dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim.

Shoqëria e sigurimit do të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit” thuhet në ndryshimet e bëra në rregullore.

Përpos të tjerave janë shtuar edhe mënyrat sesi kompania njofton palën kërkuese ku përveç letrës rekomande përfshihet edhe email në adresën elektronike apo mesazh në momentin që kërkuesi i ka dhënë këto detaje në dokumentin paraqitur pranë kompanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ILIR META IA ARRITI QËLLIMIT TË FUSTE NË KONFLIKT SHQIPTARËT"/ Avokatja zbulon hapin e radhës të presidenti
Previous article ARRESTIMI I ISH-DEPUTETIT BARDH SPAHIA/ Kreu i PD-së Shkodër: Vendi në kaos, po shkon në luftë civile

enxhi.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT