• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA USHQIMORE/ AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA USHQIMORE/ AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

10 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka theksuar se do të shkojë deri në fund të ligjit për çdo subjekt që shkel rregullat e sigurisë ushqimore, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve në zinxhirin ushqimor.

Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Qarkun Shkodër ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ndaj një subjekti ushqimor.

Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve të kryera nga trupa inspektuese janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit për sigurinë ushqimore. Inspektimet u zhvilluan në kuadër të masave të marra për kontrollin e importeve të misrit për ushqim kafshësh me origjinë nga Serbia, pas rasteve të përsëritura ku analizat laboratorike kishin rezultuar me prani të Aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara.
Gjatë kontrollit në subjekt u konstatuan sasi të mëdha misri rifuxho të importuar nga Serbia, të cilat u bllokuan nga inspektorët deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. Megjithatë, gjatë verifikimeve të mëvonshme, trupa inspektuese konstatoi se shenjat e bllokimit ishin prishur dhe sasia e produktit ishte lëvizur nga subjekti, në kundërshtim me vendimin e inspektimit.

Sipas verifikimeve, nga 104 ton misër të bllokuar, në ambientet e magazinës u gjetën vetëm rreth 9.5 ton, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë përdorur apo zhvendosur nga subjekti. Gjithashtu u konstatua se një silos ku ishte bllokuar një tjetër sasi prej 26 tonësh, nuk përmbante më misër, por ushqim të përpunuar për shpendë.

Rezultatet e analizave laboratorike treguan se produkti ishte jokonform dhe i pasigurt, për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1. Përfaqësuesi i subjektit deklaroi se produkti ishte përdorur për ushqimin e zogjve në fermën e tij, por ky pretendim nuk u mbështet me dokumentacion dhe nuk u paraqit asnjë sistem gjurmueshmërie për destinacionin e produktit.

Për këto shkelje, AKU ka vendosur disa masa administrative me gjoba, si dhe bllokimin dhe asgjësimin e sasisë së mbetur të produktit, ndërsa i është drejtuar organit të prokurorisë për fillimin e procedimit penal ndaj subjektit.

Subjekti dyshohet për disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal, përfshirë prishjen e shenjave të sigurisë të vendosura nga organet shtetërore, vendosjen në qarkullim të produkteve që rrezikojnë shëndetin, si dhe mashtrimin me produkte ushqimore, vepra që parashikojnë dënim deri në tre vjet burg.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin dhe se çdo shkelje e ligjit do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË IRAN/ SHBA kërkesë Izraelit: Mos sulmoni objektet energjetike dhe infrastrukturën e naftës
Previous article SPAK KËRKON AUTORIZIMIN PËR ARRESTIMIN E BALLUKUT/ Zbardhet agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT