• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË BREGDET/ Shtohen kontrollet, bllokohen dy skafe në Vlorë e Sarandë, gjobiten
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË BREGDET/ Shtohen kontrollet, bllokohen dy skafe në Vlorë e Sarandë, gjobiten

9 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtohen kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, ndërsa janë bllokuar 2 mjete lundruese, një gomone dhe një skaf.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues gomone si dhe me të njëjtën masë dhe një tjetër drejtues skafi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat bllokuar një mjet lundrues gomone në Vlorë dhe një mjet lundrues skaf në Sarandë, si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative, drejtuesit e tyre. Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. 2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI PËR PARKIMIN/ 55-vjeçari në Berat qëllon me pistoletë në ajër, shpallet në kërkim (EMRI)
Previous article MASHTRUESIT QË PREMTUAN PARA ME EMAIL/ Arrestohet nigeriani që i mori 25 mijë euro një shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT