• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA KOMBETARE/ Çako “kokë më kokë” me homologun amerikan
Home
Breaking News

SIGURIA KOMBETARE/ Çako “kokë më kokë” me homologun amerikan

22 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, që po zhvillohet në Philadelphia USA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, zhvilloi një takim me zotin Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve. Gjatë takimit, Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te SHBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve. Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj.

Villanueva e ftoi Z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Washington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Washington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike.

Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik, me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtori Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit. Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVE, ZGJEDHJET/ Nis numërimi votave. Ja ku do ketë balotazhe. BE: Pjesëmarrje e ulët
Previous article Kësaj here provokon Bora Zemani...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT