• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIGURIA KIBERNETIKE/ Rasti “Bezos” dhe sa duhet t’i besojmë teknologjisë
Home
Teknologji

SIGURIA KIBERNETIKE/ Rasti “Bezos” dhe sa duhet t’i besojmë teknologjisë

13 February, 2019 k.autor Teknologji

Edhe njeriu më i pasur i botës ra në grackën e shantazhit me një selfie nudo. Kur Jeff Bezos shkroi në blogun e tij se ishte shantazhuar nëpërmjet emailit nga botuesi i “National Enquirer”, ai vuri në dukje rrezikun e veçantë që kërcënon miliarderët në epokën dixhitale. “Perceptimi te njerëzit shumë të pasur shpesh është se “unë kam këtë nivel pasurie dhe kjo më bën të paprekshëm“, thotë Mark Johnson, shef ekzekutiv i Inteligjencës Sovrane, një kompani e analizës së riskut me bazë në Virginia, SHBA. “Por sistemet që kanë për mbrojtjen e informacionit personal janë shumë të dobëta”, thotë ai.

Pyesni çdo kompani familjare për frikën më të madhe dhe do të përmendin të parën sigurinë kibernetike. Mbrojtja personale nuk përfshin vetëm truprojat dhe një sistem alarmi të sofistikuar. Epoka e internetit ka parë një zhvendosje masive të njerëzve drejt internetit, ku i ruajnë të dhënat e tyre më të ndjeshme dhe personale, të cilat mund të jenë vulnerabël ndaj hakerimit dhe ndërhyrjes.

Shkëputje totale

Individë shumë të pasur janë veçanërisht të ndjeshëm, sepse shumë nga të dhënat e tyre shpesh janë të centralizuara në zyrat e familjes, të cilave në mënyrë tipike u mungon mbrojtja e fuqishme dhe kapacitetet e kriptimit. Xhonson, një ish-oficer i rastit në Shërbimin Hetimor të Marinës, thotë se ai ka punuar me klientë me pasuri mbi 40 miliardë dollarë, që kishin një ekip sigurimi si Shërbimet Sekrete, por megjithatë kishin një diferencë të jashtëzakonshme nga siguria fizike te mbrojtja dixhitale.

Mbetet e paqartë se si tabloidit amerikan i kanë rënë në dorë mesazhet e Bezos. Themeluesi i Amazon.com Inc., i cili ka një pasuri me vlerë 133.9 miliardë dollarë, thotë në postimin e tij në blog se ai kishte autorizuar shefin e sigurisë, Gavin de Becker, të zbulonte me çfarëdo kostoje financiare se si kishte “rrjedhur” fotoja e tij intime. Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se pikat nga të cilat mund të hysh për të kryer një “pushtim” dixhital janë të shumta.

‘Rreziqet e trashëgimisë’

“Ne të gjithë kemi pajisje që i mbajmë dhe ata kanë pikat e vetë të dobëta“, thotë Kris Coleman, themelues i firmës së shërbimeve të inteligjencës, Red Five Security. Informacioni bankar, të dhënat e identitetit, madje edhe informacioni shëndetësor dhe oraret e udhëtimit mund ta bëjnë këdo të eskpozuar. Ata që bëjnë pjesë në qarqet e brendshme të miliarderëve janë një rrezik i veçantë për informacionin në të cilin ata kanë akses dhe mund të ndajnë, qoftë me qëllim keqdashës apo pa dashje.

“Familjet e pasura duhet të konsiderojnë veten si objektiva në të njëjtin nivel me shtetet”, thotë Coleman. Coleman dhe Johnson janë të dy anëtarë të RANE, një rrjet profesionistësh të menaxhimit të riskut nga bankat, firmat ligjore, zyrat e familjes dhe korporatat. Të pasurve nuk u rrezikohen vetëm paratë nga hakerimi. Markat e tyre, reputacioni – ose, në zhargonin e këtyre familjeve, trashëgimia gjithashtu mund të dëmtohet.

Mbrojtja e Zuckerbergut

Sigurimi i shërbimeve të sigurisë në radhët në rritje të super-të pasurve është një fushë që po njeh zgjerim. Agjentët federalë dhe personeli ushtarak, duke përfshirë ish-pjesëtarë të Forcave Speciale, Shërbimin Sekret dhe agjentët e Mossadit, operatorët e ekipeve SWAT dhe detektivët e Scotland Yard, kanë gjetur karrierën e dytë te mbrojtja e miliarderëve, ku ata mund të fitojnë dyfishin e asaj që paguhen kur punojnë për agjencitë qeveritare, shkruan Bloomberg. “Facebook Inc” ka shpenzuar 7.3 milionë dollarë në 2017-n, për sigurinë personale të themeluesit Mark Zuckerberg, një shpenzim që kompania e sit ë nevojshëm duke pasur parasysh “pozicionin dhe rëndësinë” e tij. Vitin e kaluar, firma tha se do t’i jepte atij një shtesë prej 10 milionë dollarë në vit për të rritur sigurisë. Programi i tij i mbrojtjes ekzekutive drejtohet nga një ish-agjente e Shërbimit Sekret, sipas profilit të saj në LinkedIn.

Amazon ka shpenzuar 1.6 milion dollarë vitin e kaluar për sigurinë e Jeff Bezos. Fondacioni i tij, “Bezos Family”, gjithashtu ka marrë masat paraprake fizike. Për shembull, adresa postare e fondacionit është një kuti postare në një qendër tregtare në zonën e Seattle-it. De Becker, një autor më i shitur, bëri emër si konsulent i sigurisë për të famshëm të Hollivudit dhe krijoi MOSAIC-un, një mjet i vlerësimit të riskut që fillimisht u përdor për të analizuar kërcënimet ndaj gjykatësve të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të Kongresit. Ai e përshkruan veten në faqen e internetit të firmës si “eksperti kryesor i kombit për mbrojtjen e figurave publike“.

Coleman i Red Five nuk është i çuditur në lidhje me rastin e Bezos. “Mesazhi im për familjet e pasura: mos supozoni se jeni mirë“, thotë Coleman. “Kjo sepse shumica juaj nuk janë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I ANTIMAFIAS/ Organizatat kriminale shqiptare më aktivet në Itali
Previous article NUK NDALET ME SFIDËN E REKORDEVE/ Kapiteni Ramos hyn në histori, bëhet “mister 600” i Real Madridit

k.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT