• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIGURIA GJATË SEZONIT TURISTIK/ Policia për aksionin gjatë verës: Shtojmë masat
Home
Media të Huaja

SIGURIA GJATË SEZONIT TURISTIK/ Policia për aksionin gjatë verës: Shtojmë masat

21 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për sezonin turistik dhe kryesisht pelegrinazhin e kësaj jave në malin e Tomorrit.

Policia Rrugore bën analizë paraprake dhe jep këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve.

Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve për javën në vijim, veçanërisht trafikun e mjeteve të turistëve dhe shtetasve shqiptarë, që po përfundojnë pushimet dhe janë në qarkullim në drejtim të pikave të kalimit kufitar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Portin e Durrësit.

Kjo kategori drejtuesish mjetesh duhet të marrë kohën e duhur për pushim përpara se të nisen drejt shteteve të tyre. Moderimi i shpejtësisë, përdorimi i rrripave të sigurimit për të gjithë udhëtuesit në kabinën e mjetit, përfshirë drejtues mjeti dhe pasagjerë, është detyrim ligjor dhe parandalimi më i mirë i aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

Shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar ndërkohë monitorimin dhe mbikqyrjen me patrulla të shtuara të aktivitetit mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë së Policisë Vendore Berat, kërkon vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesëshëm të mjetit, referuar gjithmonë kushteve të rrugës Berat – Skrapar – Mali i Tomorrit.

Duke shfrytëzuar mjetet e teknologjise digitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësisë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me DRONË në akset kryesore rrugore.

Shkelje të tilla si “parakalimi i gabuar”, “pozicioni i mjetit në karrexhatë”, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, “mosruajtja e distancës në udhëtim”, “ndryshimet e papritura të korsisë” në rrugët interurbane kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifikohen edhe me DRON nga ana e patrullave sipas një plan-kalendari të miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore në të gjithë territorin rrugor të vendit si dhe shkelje të tjera në qendrat e banuara.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet:

Kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse – nuk do të përjashtohen nga ndëshkimi administrative pasagjerët e motomjeteve, pasi në rast përfshirje në aksident, edhe pasagjerët janë pjesa me e pambrojtur nëse nuk vendoset kasko mbrojtëse.

Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojnë gjatë të gjithë javës dhe gjatë periudhës deri në fund të muajit.

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se javën e kaluar drejtuesit e mjeteve kamionë, kanë respektuar kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Nga ana tjetër, vijohet të ftohet çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj., duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË FIER/ Detajet: Vdes gruaja shtatëzënë. Në makinë kishte edhe 2 fëmijë
Previous article Megi Ndokaj feston 25-vjetorin/ Ja festa si në përralla (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT