Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga kantieri i ndërtimit në maternitetin e Beratit.
Në postimin e tij Rama shkruan se ky është një investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, dhe që po ndërtohet nga themelet.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e shëndetësisë në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë. Vijon puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për akses, siguri dhe cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për Shëndetësinë Që Duam,” shkruan Rama në postimin e tij.
MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e shëndetësisë 🏗🏥në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë 🙏 #VIJON puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për #akses, #siguri dhe #cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për #ShëndetësinëQëDuam në #ShqipërinëQëDuam☀️🇦🇱
Gepostet von Edi Rama am Montag, 7. September 2020


