• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURACIONET E MAKINAVE/ Si do të llogariten çmimet e reja. Tarifa do të varet nga numri i… (FOTO)
Home
Sociale

SIGURACIONET E MAKINAVE/ Si do të llogariten çmimet e reja. Tarifa do të varet nga numri i… (FOTO)

13 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Çmimi i siguracionit të makinës tashmë do të përcaktohet nëpërmjet sjelljes së shoferëve, ose siç njihet ndryshe, nga sistemi Bonus-Malus.

Sistemi penalizon drejtuesit që kanë kryer aksidente, të cilët do të paguajnë çmime më të larta, kurse ata që nuk kanë kryer aksidente, do të fitojnë ulje çmimi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfundoi projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku përfshihet edhe zbatimi i sistemit BonusMalus.

siguracioni makinave

Në draft parashikohet që për zbatimin e sistemit të vihet në dispozicion historiku i dëmeve të 5 viteve të fundit të drejtuesit të makinës. Aktualisht, çmimi i siguracionit të makinës është fiks, ndryshon vetëm sipas cilindratit të mjetit. Pas miratimit të ligjit, tarifat e siguracioneve do të llogariten në bazë të sistemit të ri, pra, e thënë e ndryshe, çmimi do të varet nga historiku i numrit të aksidenteve.

SI DO TË LLOGARITEN TARIFAT

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të hartojë draft-rregulloren për zbatimin e sistemit të ri të siguracioneve, që do të jetë i detyrueshëm për kompanitë.

Për aplikimin në vendin tonë të këtij sistemi, më herët Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare huazoi modelin italian. AMF ka gati edhe infrastrukturën teknologjike për zbatimin e këtij sistemi, i cili parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori është vendosur edhe një koeficient.

Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidenteve të çdo shoferi, do të ndryshojë edhe çmimi i siguracionit.

Gazeta boton tabelën e koeficienteve sipas çdo klase. Referuar tabelës, për klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën e 18 shkon në 2. Sipas këtij sistemi, parashikohej që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit të regjistrohen në klasën e 13-të, ose siç njihet ndryshe, klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1″.

Për klasat nga 1 në 12, koeficienti do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet. Në draft është parashikuar edhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë, në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident gjatë një viti, do të rritet në dy klasë.

Nëse shkak ton dy, tre apo dhe katër aksidente gjatë vitit, do të rritet me pesë klasë të riskut. Rritja e klasës në bazë të aksidenteve do të thotë rritje të koeficienteve për llogaritjen e siguracionit, çka sjell automatikisht që ata që kryejnë aksidente, do të paguajnë çmime më të larta se të tjerët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkelmi që nxori në pension legjendën Vitor Belfort (VIDEO)
Previous article Manchester City nis “luftën” në merkato me Tottenham…

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT