• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë?
Home
Rajon

Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë?

20 January, 2018 Redaktor1 Rajon

Në Kosovë quhet Gjykatë Speciale dhe në përgjithësi kështu e quan gjithë shtypi shqiptar. Në tekstet në gjuhën gjermane përdoret termi Gjykata e posaçme e OKB-së. Në tekstet në gjuhën angleze përdoret Gjykata e krimeve të luftës. Faqja e internetit e vetë gjykatës përdor në shqip “Dhomat e Specializuara” dhe “Zyra e Prokurorit të Specializuar”. Në fakt nuk ekziston asnjë precedent i qartë ligjor.

Çfarë është Gjykata speciale?

Gjithçka filloi në dhjetor 2010 me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të quajtur raporti i Dick Marty-t. Mbas miratimit të raportit, EULEX krijoi një Forcë Speciale për hetimet (SIFT). Kosova nënshkroi më pas me BE-në një marrëveshje ku zotohej për zbatimin e shtetit ligjor. Marrëveshja u kthye në ligj pas miratimit nga Parlamenti i Kosovës në gusht 2015. Kështu u hap rruga për të krijuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Taskforca u bë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtator 2016, kur u bë emërimi i Prokurorit.

Në fakt u krijuan dy institucione të ndara dhe të pavarura: Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara. Të dy këto institucione kanë mandat për pesë vjet dhe janë me seli në Hagë.

Dhomat e Specializuara përbëhen nga administrata dhe Gjykatat e Specializuara. Dhomat i bashkangjiten sistemit gjyqësor në Kosovë në të gjitha nivelet. Çka do të thotë se Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në Kosovë do të kenë nga një Dhomë të Specializuar që do merret me krimet.

Në foto: Dick Marty

Cilat krime?

Ndërkohë që është e vështirë të kuptosh strukturën e Gjykatës, është shumë e qartë për çfarë krimesh bëhet fjalë. “Zyra e Prokurorit të Specializuar që drejtohet nga Prokurori, ndjek penalisht krime që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës dhe përcaktohen me ligj. Ato janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në vitet 1998, 1999 dhe 2000, në atë territor ku sot shtrihet Republika e Kosovës, të kryera nga njerëz që i kap ligji, krime për të cilat është raportuar në raportin e Dick Marty-t”, thotë Christopher Bennett, zëdhënës i SIFT.

Në foto: Christopher Bennett, zëdhënës i SIFT

Ndjekja e krimit quhet politizim?

Lidhur me akuzat për politizim, Christopher Bennett, i tha Deutsche Welle-s: “Prokurori i Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar bazohen tek ligji dhe tek faktet. Puna e tyre nuk influencohet nga etniteti, orientimi politik ose nga çështje që lidhen me pavarësinë e Kosovës. Zyra e Prokurorit të Specializuar drejtohet krejtësisht nga përgjegjësia, që të nxjerrë para ligjit me një proces të drejtë të gjithë ata që kanë kryer krime, që përfshihen në juridiksionin e saj. Këto procese gjyqësore do të zhvillohen jashtë Kosovës, siç e parashikon ligji, në mënyrë që të sigurohet mosndikimi nga politika. Duke aprovuar ligjin, Kosova pranoi bashkëpunimin për zbatimin e shtetit juridik dhe trajtimin jopolitik të raportit të Marty-t. Kjo është diçka që Prokurori dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e marrin shumë seriozisht”, ve në dukje zëdhënësi Christopher Bennett.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Masivizimi i futbollit, Duka: Kemi dyfishuar numrin e lojtarëve të rinj
Previous article Luana tregon të vërtetën, ky është sekreti i dekoltesë së përsosur në programin e fundit

Redaktor1

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT