Katër shqiptarë, emigrantë të paligjshëm janë transportuar me avion nga Belgjika në aeroportin e vogël pranë Corby, përpara se ata të merreshin me taks. Kjo është bërë e ditur nga një gjykatë britanike, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur në 24 mars të vitit të kaluar.
Zyrtarët belgë dyshuan për një avion që u nis nga vendi i tyre për në Northamptonshire më 24 mars të vitit të kaluar dhe njoftuan homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat britanike raportojnë se transponderi i avionit ishte fikur kështu që ata nuk ishin në gjendje të ndiqnin udhëtimin e tij në vazhdim, por Agjencia Kombëtare e Krimit e ndaloi aeroplanin ndërsa piloti i saj e futi atë në aeroportin Deenethorpe.
Ndërsa shqiptarët – tre burra dhe një grua – u kapën në Phoenix Parkëay disa minuta më vonë.
Ndërkohë taksisti Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, i cili mori shqiptarët nga aeroporti për ti cuar në Phoenix Parkëay, është duke u gjykuar.
Ndërsa piloti Richard Styles dhe një person tjetër janë shpallur fajtorë.
Ndërsa një tjetër, i njohur si “Tim K” emri i vërtetë i të cilit është Kujtim Karanxha është zhdukur ditën e fluturimit dhe që prej asaj kohë nuk dihet asgjë për të.
Në ditën e fundit të gjyqit në Gjykatën e Kurorës së Leicesterit dje (e enjte, 23 shkurt), gjykatës iu tha se, më herët gjatë procesit, prokurorja Sarah Gaunt kishte detajuar disa nga 174 komunikimet e Sivakumar me Tim K.
Gjykata tha se Sivakumar kishte përdorur llogarinë e tij bankare për të transferuar disa shuma të mëdha parash te ‘të afërmit’ e Tim K sepse ai pretendonte se nuk kishte llogarinë e tij.


