• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si u përjashtua “UKT” nga projekti i përmirësimit të kanalizimeve në Tiranë (VIDEO)
Home
Sociale

Si u përjashtua “UKT” nga projekti i përmirësimit të kanalizimeve në Tiranë (VIDEO)

26 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

70 milionë euro të dhëna nga ana e qeverisë japoneze për projektin e “përmirësimit të Kanalizimeve për Tiranën e madhe” do të paguhen nga bashkia e Tiranës.

Grupi i auditit i ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se ish -drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve ka shmangur në mënyrë arbitrare përfshirjen në zbatimin e këtij projekti ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës, duke mbyllur rrethin vetëm mes organeve të administratës qendrore.

 

Tashmë UKT duhet të paguajë kredinë për një projekt që është përjashtuar dhe që nuk ka patur asnjë rol, ndryshe nga sa ishte shkruar në kontratën e huas me qeverinë japoneze. “E gjithë kjo është bërë pa marrë asnjë akt administrativ, ku Ujësjellësi i Tiranës përjashtohej si agjenci operuese, rol që ia jepte marrëveshja e ratifikuar në vitin 2008.”, thuhet në pjesën e fundit të raportit të auditimit.

Përveç faktit që me të gjithë shumën e projektit, është kryer vetëm gjysma e punimeve, Agjencia Kombëtare e Ujësjellësit ka dhënë para shtesë në vlerën e 8.7 milion jenëve japonezë, apo 50 mijë eurove edhe për supervizorin e kontratës, para të pajustifikuara dhe të padokumentuara, shprehet grupi i kontrollit.

Po ashtu si pasojë e zgjatjes së kontratës, e cila duhet të kishte përfunduar në vitin 2016, janë edhe 3.4 milion euro më shumë edhe për shërbimin e konsulencës.

Pasi auditi të mbyllet përfundimisht me pasqyra finale, pritet që ky raport të dërgohet në prokurori.

Ky është auditi i dytë i Ministrisë së Infrasktruturës që gjen shkelje me fondet e ndërtimit të veprave publike me vlera të mëdha, pas atij të rrugës Tiranë –Elbasan, për të cilin u arrestua ish –drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish vartësve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalletti: Icardi do të jetë në Kupën e Botës
Previous article Kryeministrja e fton këngëtarin për një çaj, por atë që ndodhi nuk e priste kurrë

F.autor

Postime të ngjashme

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen Aktualitet

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT