• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si u përjashtua Skënder Luarasi nga Lidhja e Shkrimtarëve pasi mbrojti Kadarenë dhe sulmoi Fatmir Gjatën
Home
Dossier

Si u përjashtua Skënder Luarasi nga Lidhja e Shkrimtarëve pasi mbrojti Kadarenë dhe sulmoi Fatmir Gjatën

2 November, 2018 Isa.Autor Dossier

 Zbulohet dokumenti i datës 28 tetor 1964 ku drejtori i Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Thoma Frashëri, i komunikon Skënder Luarasit përjashtimin nga ai Klub për shkak të qëndrimit që ai mbajti në promovimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ku mbrojti Kadarenë dhe sulmoi me akuza të rënda Fatmir Gjatën.

luarasi

Nga Dashnor Kaloçi

Plot 45 vjet më parë në mbrëmjen e 28 tetorit të vitit 1964 në promovimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, që asokohe quhej “diskutim krijues”, ndërmjet shumë shkrimtarëve dhe studentëve që ishin të ftuar aty, e mori fjalën dhe diskutoi edhe Prof. Dr. Skënder Luarasi, studjues, historian, shkrimtar e përkthyes i njohur, i cili ishte një nga më të moshuarit në atë sallë.

Ajo që e dallonte prof. Luarasin nga kolegët e tjerë dhe i jepte staturës së tij disa atribute më tepër, ishte; 1. i biri i Petro Nini Luarasit, 2. pjesmarrja e tij në Luftën e Spanjës, si luftëtar i Brigadave Internacionaliste, (ku bashkë me të nga personazhet e njohur publik, kishte qenë edhe kryeministri Mehmet Shehu e Petro Marko), 3. ish-mësues i Qemal Stafës dhe 4. kunati i Migjenit, (bashkëshortja e parë, Ollga, motra e Millosh Gjergj Nikollës, me të cilën kishte tre vajza), gjëra të cilat i jepnin atij një farë lirije për të folur dhe shprehur publikisht edhe “llafe me zarar” që të tjerët as nuk do të guxonin t’i çonin nëpër mënd (kjo gjë vinte edhe për fakti se Luarasi kishte mjaft rezerva për regjimin komunist dhe gjithashtu trajtimin që i bëhej atij.)

Sipas disa dëshmive të pjesmarrësve në atë “diskutim krijues”, prof. Luarasi që në fillim të fjalës së tij foli me superlative për shkrimtarin Ismail Kadare dhe romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e konsideroi një vepër moderne që e nderonte letërsinë shqiptare. Pas kësaj, Luarasi iu kthye dhe debatoi ashpër me shkrimtarin Fatmir Gjata ku ndërmjet të tjera i tha: “Të lash gojën kur të përmëndësh Kolonjën”. Mllefi i Luarasit ndaj shkrimtarit devolli, Fatmir Gjata, qëndronte në faktin se në një tregim të tij ai (Fatmiri), kishte përshkruar historinë e një fshati të Kolonjës në periudhën e mesjetës, të cilët kishin vrarë dhe djegur beun e fshatit, pasi ai kishte kërkuar “të drejtën e natës së parë”, për një nga nuset e sapomartuara në atë fshat dhe pas kësaj nga frika e ndëshkimit i gjithë fshati ishte shpërngulur dhe vendosur diku në Thraki duke mbajtur po të njëjtin emër të fshatit të tyre në Kolonjë.

Debati ndërmjet tyre zgjati jo pak dhe u desh ndërhyrja e presidiumit të “mbledhjes” që të uleshin gjakrat. Por ky debat do t’i kushtonte jo pak, Luarasit, pasi të nesërmen e asaj dite, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve ja behu Fiqret Shehu me sekretarin e dytë të Komitetit të Partisë të Tiranës që mbulonte “sektorin ideollogjik” (artin kulturën dhe propagandë), dhe në praninë e Thoma Frashërit, drejtorit të Klubit të Lidhjes, i komunikuan Skënder Luarasit, përjashtimin nga ai Klub. Thuhet se debatet në mes Skëndër Luarasit dhe ekipit të Komitetit të Partisë së Tiranës zgjatën jo pak dhe me tone të larta, deri sa ta ia komunikuan dhe zyrtarisht përjashtimin nga Klubi i Lidhjes, duke i lënë në dorë dhe “pusullën” që po e publikojmë në këtë shkrim ekskluzivisht për gazetën TemA.

(Bashkë më këtë shkrim po publikojmë dhe disa foto të rralla të Skënder Luarasit, të cilat vite më parë ka pasur mirësinë të na i vinte në dispozicion i biri i tij, Petro Luarasi, për një seri shkrimesh të bëra për babain e tij).

LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE Tiranë, më 28.X.1964

TE SHQIPERISE

K L U B I

Shokut Skënder Luarasi

K ë t u

Ju njoftojmë se, për shkak të qëndrimit tuaj të papajtueshëm me kërkesat e Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në datat 27 dhe 28 tetor të ëktij viti, përjashtoheni si anëtar i këtij klubi.

D r e j t o r i

i Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve

dhe Artistëve të Shqipërisë

( Thoma Frashëri )

dokdritero-14dritero-17luarasiluarasi-1luarasi-2luarasi-3luarasi-4luarasi-5

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I EKSREMISTIT/ Zëvendësministri i Jashtëm grek: Hetimet për Kaçifas, test për negociatat
Previous article FUND I HIDHUR PËR ROONEY/ Humbet një penallti dhe eliminohet nga Higuain

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT