• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U NDALUA VLADIMIR GJUTA/ Dyshohet se me vete kishte 120 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

SI U NDALUA VLADIMIR GJUTA/ Dyshohet se me vete kishte 120 mijë euro

10 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Vladimir Gjuta është arrestuar pranë selisë së Partisë Socialiste, pasi është kapur me një pistoletë të mbushur.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit” në kryeqytet, ndërkohë që në pistoletën që kishte është gjetur edhe një plumb në “gojë”.

Fillimisht Vladimir Gjuta është pikasur nga rojet e Gardës, që ishin pranë Selisë së Partisë Socialiste, të cilët më pas kanë lajmëruar efektivët e policisë së komisariatit nr.3 në Tiranë. Gjuta ka qenë duke ecur në trotuar kur është arrestuar nga policia ndërsa në ndihmë të këtyre të fundit kanë ardhur edhe punonjësit e Gardës. Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që ndaj tij do të kryhen të gjitha procedurat për veprën penale të armëmbajtje pa leje.

Vladimir Gjuta ka qenë pranë një “exchange” ndërsa në një çantë “Gucci” dyshohet se ai kishte një shumë prej 100-120 mijë eurosh.

Gjuta ka qenë duke lëvizur  në trotuar, pro punonjësit e gardës e kanë mbajtur nën vëzhgim për shkak të të kaluarës së tij, dhe në momentin kur i janë afruar për ta ndaluar, Gjutës i ka rënë pistoleta në tokë. Në këtë moment punonjësit e gardës kanë njoftuar policinë ku këta të fundit kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Vladimir Gjutës.

Ndërkohë policia ka shkuar për kontroll edhe në banesën e Vladimir Gjutës, por nuk kanë mundur të hyjnë ende brenda për shkak se Gjuta ka thënë se nuk di ku ka çelësin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OSCAR" 2020/ Të bukura, elegante dhe ekstravagante. Sfilata e yjeve në tapetin e kuq (FOTO)
Previous article ZBARDHET AXHENDA/ Albin Kurti viziton nesër Tiranën si kryeministër i Kosovës

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT