Data 8 mars që është “Dita Ndërkombëtare e Gruas “ pavarësisht fillesave të historikut të saj, festohet në Shqipëri si një ditë feste, ku gratë zgjedhin të argëtohen dhe të marrin dhurata.
Vitin e kaluar, por jo vetëm, “koncepti” i festës mesa duket i kaloi limitet duke u kthyer në një shfrenim të çmendur të vajzave dhe grave deri në atë pikë saqë në media u publikuan foto dhe video me pamje erotike.
Dje, gratë mesa duket “kishin marrë mend”, gjë që u reflektuar në rezervimin e veprimeve të tyre në publik.
Një tjetër “strategji” e rezervimit të tyre u pa edhe në postimet që bënë në rrjetet sociale duke mos u treguar shumë transparente në postimet e tyre, pasi me siguri nëse do të kishte diçka “pikante” mediave nuk do iu kishte shpëtuar.
Nëse bën një “xhiro” në rrjet kupton se të vetmet pamje ku vajzat dhe gratë “shfrenohen” për 8 Mars janë ato të viteve të shkuara.
E vetmja “provë” që mund të tregojë paksa nga festimi i “8 Marsit” është një video që është publikuar pasditen e sotme në një media.
Nuk dimë nëse kjo gjë nuk ka ndodhur edhe në club-et, e tjera të Tiranës, por për aq kohë që nuk kemi prova, mbetemi ta besojmë.
Nuk dimë të themi nëse kjo është diçka e mirë apo jo, por mund të themi se nëse kjo gjë do ishte bërë në një vend si Suedia apo në një vend tjetër të zhvilluar, ku pargjykimet janë të papërfillshme, kjo “stepje” nuk do kishte ndodhur.
Përgatiti: AlpeNews.al



