• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si u ekzekutua me plumb në kokë BIZNESMENI VLONJAT. Tre autorët u larguan drejt…
Home
Breaking News

Si u ekzekutua me plumb në kokë BIZNESMENI VLONJAT. Tre autorët u larguan drejt…

6 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje te reja nga ngjarja e rende e ndodhur parmbreme ne qytetin e Vlores, ku biznesmeni Vasil Dervishaj u ekzekutua me arme zjarri.

Vasil Dervishaj, 29 vjeç, u qëllua teksa po udhëtonte me një mjet tip “Ford” me targa italiane OD 467 AF.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së hënës në lagjen “Pavarësia’, ose siç edhe njihet ndryshe, si zona e ish-Kombinatit të Peshkut. Sipas Policisë, i riu ka qenë i vetëm në makinë, teksa ishte nisur drejt banesës së tij.

Autorët, të cilët ka dyshime se kanë qenë tre, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku, teksa mjeti ka qenë në ecje. Zona ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur ndriçim të bollshëm dhe as subjekte që mund ta kenë pasur të instaluara kamera të sigurisë, çka ka vështirësuar hetimin për blutë e Vlorës.

Por sipas të dhënave nga grupi i hetimit, shënjestra ka tentuar t’u shpëtonte autorëve duke dalë nga mjeti i tij me qëllim që të largohej në këmbë. Dyshohet se ai ka dalë nga makina në gjendje të plagosur, çka ka ndikuar që njëri prej autorëve t’i afrohej dhe ta qëllonte edhe me pistoletë, me një plumb në kokë.

Plaga ka qenë vdekjeprurëse për Dervishajn, i cili ka rënë përtokë pa jetë. Banorët kanë dhënë alarmin për të shtënat e armës dhe në vend mbërriti menjëherë patrulla më e afërt nga ku konstatuan trupin pa jetë të të riut. Dyshohet se autorët janë larguar nga një mjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, i cili ka marrë drejtimin për nga Fieri.

Rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes, blutë gjetën edhe një armë automatike, e cila dyshohet se iu përket autorëve të krimit. Vasil Dervishaj njihet si pronar i lokalit “Gimoka”, por edhe një subjekt me pajisje elektro-shtëpiake.

Emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë e Vlorës, pasi disa herë ai është shoqëruar dhe proceduar për trafik droge, por për shkak të mungesës së provave, i riu ka arritur të dalë gjithnjë pa u dënuar. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e pazareve të drogës. Dyshohet se kjo është bërë shkak për organizimin e vrasjes së tij.

Por blutë bënë të ditur se nuk përjashtojnë as pista të tjera hetimi, përfshirë këtu edhe atë të hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të kryer nga vëllai i viktimës në vitin 2005. Bëhet fjalë për ngjarjen që bëri bujë asokohe, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin, ku vëllai i viktimës, shtetasi Derlin Dervishaj, vrau Joana Dudushin, e quajtur ndryshe si “Stela”. Ngjarja ndodhi në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku trupi i saj u gjet në datë 2 gusht 2005, i groposur në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Paraprakisht, Policia bëri të ditur se dyshimet për një hakmarrje të mundshme janë të pakta për shkak të rrethanave aktuale, por gjithsesi kjo nuk përjashtohet si pistë. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, mes së cilëve, sipas burimeve, është edhe një person i dyshuar se mund të jetë autor apo të ketë dijeni për krimin. Për efekt hetimi, Policia nuk bëri të ditur detaje të tjera në lidhje me personin, që deri në orët e vona ishte si i shoqëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NXEHTË DHE PROVOKUESE/ Soni sjellë bashkëpunimin e "zjarrtë" me Jowell! (VIDEO)
Previous article Manuel Pellegrini: Te Reali më jepnin urdhër të fusja në, formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT