• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si u ekzekutua Franc Konomi, ngjashmëria me atentatin ndaj Kasmit në Tiranë
Home
Breaking News

Si u ekzekutua Franc Konomi, ngjashmëria me atentatin ndaj Kasmit në Tiranë

31 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një atentat thuajse identik me atë të fundit në Tiranë, nga dy persona me skafandra që lëviznin me motor, më 8 korrik 2010, u ekzekutua edhe Franc Konomi, personi i fundit i mbetur gjallë, nga seriali i hakmarrjeve mes të “fortëve” të Tiranës të viteve ’90. Konomi, që prej tri ditësh ishte kthyer nga Gjermania, është pritur me plumba nga 2 persona, që i prenë rrugën, teksa ai po dilte nga parkimi me një makinë tip “Mercedez”.

Në mes të ditës, në mes të Tiranës dhe në një zonë mjaft të populluar, kalimtarët kanë parë një skenë që ngjason vetëm me ato nëpër filmat me aksion. Franc Konomi ka dalë nga lokali në anë të rrugës, pranë sheshit “Avni Rustemi”, ka hipur në makinë dhe duke tentuar të drejtonte makinën për të vazhduar rrugën në drejtim të rrethrrotullimit të “Pazarit të Ri”, një motor i madh i ka zënë rrugën.

 

Konomi, që ndodhej në makinën tip “Mercedez”, me targë TR 0626 S, është identifikuar vetëm disa minuta më vonë, pasi ishte një person jo pak i njohur nga kryeqytetasit, Policia dhe media, për përfshirjen në historitë kriminale të të fortëve të rrugës “Bardhyl”. Dy djem, ndaluan motorin para makinës së Konomit dhe brenda pak sekondash i drejtuan pistoletën, duke mos vonuar shumë të qëllojnë.

Dy atentatorët që mbanin skafandrat gjatë gjithë kohës në kokë, nuk janë mjaftuar me një apo dy plumba, duke e qëlluar disa herë në drejtim të tij. Atentatorët mbi motor, i janë afruar pranë xhamit të makinës, i kanë qëlluar edhe 3 herë të tjera nga afër, deri sa kanë mbaruar të gjithë plumbat në karikatorin e pistoletës, e më pas kanë marrë një kthesë 180 gradë, duke u drejtuar nga sheshi “Avni Rustemi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump përcakton dy rivalët e mëdhenj, thirrje të fortë Kongresit
Previous article FOTO/ Formacioni i javës në La Liga, zhgënjen Barcelona

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT