• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si u arrestua nga agjentët civilë Frran Frrokaj, s’kishte dijeni, e nxorën nga zyra dhe… (VIDEO)
Home
Breaking News

Si u arrestua nga agjentët civilë Frran Frrokaj, s’kishte dijeni, e nxorën nga zyra dhe… (VIDEO)

17 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje nga arrestimi i kreut te Bashkise se Lezhes. Dje, kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, është arrestuar në zyrën e tij rreth orës 12:00. Kanë qenë disa agjentë policie, të veshur civilë e të ardhur nga Tirana, të cilët kanë bërë shoqërimin pa pranga të kryebashkiakut të Lezhës në ambientet e komisariatit të Policisë.

Mësohet se Frrokaj nuk ishte në dijeni për vendimin e Gjykatës që kishte vendosur ndalimin e tij dhe gjatë ditës së premte kishte vijuar punën si normalisht në zyrën e tij.

Agjentët civilë me tri automjete, pasi kanë nxjerrë Frrokajn nga zyra e tij në bashki, kanë ecur disa metra në këmbë deri në rrugë, pa i vendosur prangat.

Më pas, kreu i bashkisë hipën në njërën prej automjeteve të agjentëve për t’u dërguar më pas në Komisariatin e Policisë së Lezhës.

Fran Frrokaj, kryetari i Bashkisë së Lezhës, është zgjedhur në këtë funksion në vitin 2015, nën siglën e Partisë Demokratike. Në karrierën e tij, Frrokaj ka mbajtur tri mandate si kryetar i Komunës së Shënkollit, nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Më herët, 52 vjeçari ka qenë përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Lezhë, Laç dhe Tiranë në vitet 2000-2003. Ndërsa karrierën e tij profesionale e ka nisur në vitin 1995, si oficer policie në Mirditë, më pas shef i Sektorit të Qarkullimit në Shkodër deri në vitin 1999.

Fran Frrokaj ka përfunduar studimet në vitin 1994 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanikë në Tiranë, dega Makineri. Ndërsa ka kryer studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Juridik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Provokon Daçiç/ Nëse Kosova do Ushtri, le ta kërkojë në OKB
Previous article FMN: 2.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri

Redaktor2

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen Aktualitet

KONCERTI I KANYE WEST/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

"AUTORI KA QENË SHUMË NJERI KORREKT"/ Banorja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë Aktualitet

"AUTORI KA QENË SHUMË NJERI KORREKT"/ Banorja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

E RËNDË/ Qëllohet me thikë një person në Shëngjin, dyshohet se... Aktualitet

E RËNDË/ Qëllohet me thikë një person në Shëngjin, dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT