• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI U ABUZUA ME DEKLARATËN E VANGJELIT/ “14 fjalime politike për një seancë, por asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim” (VIDEO)
Home
Politikë

SI U ABUZUA ME DEKLARATËN E VANGJELIT/ “14 fjalime politike për një seancë, por asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim” (VIDEO)

17 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Mbrëmë në studion e Fevziut teksa diskutohej për paqtimin opozitë-mazhorancë analisti Lorenc  Vangjeli i pyetur nga drejtuesi i emisionit  deklaroi se para shumë vitesh ka shkruar rreth 14 fjalime për një seancë parlamentare, por pa marrë asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim. Me tej ai theksoi se këtë e bënte për shkak të miqësisë që ai kishte me ta e duke vazhduar me batutë Vangjeli u shpreh se ” Ishin dy gjëra që më bënin ta bëja, e para ishte miqësia dhe dëshira për tu tallur… Po në atë parlament doktori thotë ‘ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën’, dhe shakaja që kam bërë dhe refuzova dhe fillova t’i shmang deputetët, ishte se thash e mori vesh doktori dhe thotë që një faqe kushton 100 euro, më vjen Ritvani me bllokun e tatimeve…”

Sot në mëngjes, një pjesë e madhe e portaleve që nuk e dinë nga bie gazetaria, kishin dalë më titullin (perifrazoj): ” ja sa kushton një fjalim në parlament”. Thënë të gjitha këto, kupton se nuk ka rëndësi nëse flet Vangjeli apo Drita, Fatosi apo Luli, Edi apo Mimoza. Me këtë tjetërsim fjalësh që ndodh në median tonë, bëhet tezja dajë pa pikën e problemit.
Imagjinoni një gazetar që raporton nga zonat e luftës dhe ata që me cigare e uiski punojnë nga kolltuku duke tjetërsuar fjalët e kujtdo, herë nga interesi akut e herë nga injoranca e plotë. Rasti i mbrëmshëm është ilustrimi perfekt i abuzimit me fjalën e tjetrit ku procesi nga dhënësi e mesazhit tek lexuesi ka tjetërsuar fjalën e dhënësit. Dhe kur këtë ja bëjnë një gazetari, vajmedet të tjerët.

Arsyeja? Ose përtojnë ose kanë intetesa të ngushta (flas për çdo rast pasi ky është fenomen) pasi do të mjaftonin 6 minuta duke mos e fikur as cigaren e as lënë pa pirë uiskin, që të dëgjonin videon që keni në fund e të bënin lajmin e saktë, duke cituar drejt.
Unë nuk mendoj se kolegut Vangjeli i dhemb kjo që kanë bërë ndaj tij, por jam i bindur se atij dhe të gjithë atyre që dinë rëndësinë e gazetarisë së vërtetë ju dhemb kur disa joprofesionistë (në rastin më të mirë), i humbin medias besueshmërinë me atë që bëjnë.
Kultura e tjetërsimit të fjalëve, nxjerrjes nga konteksti duke krijuar  fake news ndaj kujtdo qoftë, duhet të marrë fund për të mirën e medias dhe demokracisë./Lexo.al Florenc Muça

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRET PENG NJË PERSON NË KAMËZ! Një grup e fusin me dhunë në makinë! Policia në ndjekje të autorëve
Previous article NË PRAG "AUSTRALIAN OPEN"/ Federer i dëshpëruar: Kjo gjë do të ndodhë një ditë

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT