• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Si ti pastroni më lehtë tiganet dhe tenxheret e djegura
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

Si ti pastroni më lehtë tiganet dhe tenxheret e djegura

24 October, 2017 Ina.Autor Shtëpi & Kopshte

Kuzhina është vendi më i dashur i shtëpisë, ku shpeshherë i gëzoheni ushqimit të mirë (sidomos kur gatuajnë dhe ju shërbejnë të tjerët) dhe bisedës së këndshme me miqtë e familjarët. Por, nuk do të thonit të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për pastrimin e enëve, aq më tepër kur janë të djegura. Pakujdesia, nxitimi, apo telenovelat e Tringut që na e marrin mendjen të gjithëve bëhen shpeshherë burim për ndonjë incident të vogël në kuzhinë, ku përveç ushqimit të çuar dëm, aromës së keqe anekënd duhet të mendoni edhe për pastrimin e tiganëve dhe tenxhereve të djegur. Në qoftë se kontrolloni me vëmendje dollapin ku mbani larësit dhe aksesorët e tjerë do të gjeni me patjetër edhe telat e famshëm të enëve, të fortë dhe të botë, që nuk janë aspak zgjidhje e mirë sidomos për pastrimin e enëve me veshje prej guri ose porcelani.
PËRGATITJA: Shtoni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë. Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht me zjarr të avashtë, më pas rrisni temeperaturën deri në vlim për 30 minuta. Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë. Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit. Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës. Do të habiteni me rezultatin, për më tepër ndiqni videon.
/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL/ Ronaldo akuzohet për tradhti ndaj Georginës
Previous article DEKLARATA/ Erdogan: “Evropa vdiq në Bosnjë, u varros në Siri”

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT