Çdo gjë e bardhë pas disa kohësh fillon e zverdhet, kështu që lind nevoja për të ditur disa marifete se si ti zbardhim ato pa përdorur kimikate të forta si klori .
Ta mbash ngjyrën e bardhë të “gjallë” zakonisht përfshin përdorimin e ilaçeve që shiten nëpër dyqane, veçanërisht ato që përmbajnë zbardhues dhe pretendojnë të jenë zgjidhja më e mirë për rikuperimin e ngjyrës së bardhë te rrobat tuaja.E vërteta është se këto produkte e bëjnë mjaft mirë punën e tyre duhet ta pranojmë dhe mund të jetë mënyra më e lehtë për ti zbardhur rrobat. Por kimikatet që ato përmbajnë nuk janë aspak të shëndetshme dhe gjithashtu mund të dëmtojnë mjedisin.
Si ti zbardhim rrobat e bardha?
Uthull e bardhë
Përveç të qenit një produkt i dobishëm për të hequr njollat dhe papastërtitë, uthulla e bardhë është shumë e mirë në pëlhura dhe ndihmon t’i zbutus ato natyrshëm.
Bikarbonati i sapunit
Kur një veshje e bardhë merr një ngjyrë si të verdhë, kjo nuk shkaktohet vetëm si pasojë e njollave të djersës në pjesën e sqetullave, por edhe prej faktorëve të tjera. Në të tilla raste, veshja duhet trajtuar me bikarbonat sapuni. Mjafton të aplikoni bikarbonatin në pjesën e zverdhur përpara se ta kaloni atë në larje në lavatriçe. Mos harroni se për pastërti të akullt nevojiten temperatura të larta.
Lëngu i limonit
Shtoni lëngun e dy kokrrave limoni, dhe dy lugë kripë gjatë larjes së rrobave. Do të shikoni që në përfundim ato do të jenë dukshëm më të bardha.
Uji i oksigjenuar
Peroksid hidrogjeni është një produkt i shkëlqyeshëm për kujdesin e veshjeve të bardha, sepse nuk përmban klor.Hdh ½ filxhan me 3% peroksid hidrogjeni në detergjentin tuaj normal. Gjithashtu mund ta hidhni këtë lëng direkt në njollë.
Këshilla për mbajtjen e rrobave të bardha
Veshjet e bardha kërkojnë kujdes të veçantë për ti mbajtu në gjendje të mirë dhe me një ngjyrë të ndritshme. Nëse ngjyra e juaj e preferuar është e bardhë kur bëhet fjal për rrobat që vishni, i kushtoni vëmendje këshillave të mëposhtme:
– Kushtojini vëmendje ujit që lani rrobat tuaja, sepse nëse nuk është plotësisht i pastër, mund të kontribuojë në një ngjyrë të verdhë te rrobat që sapo keni larë.
– Për të shmangur ngjyrosjen e veshjeve të bardha, sigurohuni që të mos aplikoni parfume, deodorantë ose produkte të tjera që vijnë në kontakt me pëlhurën. Zakonisht, këto përfundojnë duke shkaktuar njolla të verdha në veshje.
-Përpiquni ti thani rrobat tuaja të bardha në diell, sepse rrezet UV i ndihmojnë t’i mbajnë të bardha dhe të shndritshme.


