Miss Bradshaw ka menduar për ju,ajo sjell disa truke dhe këshilla që do ju kursejnë para,por dhe do mund të visheni me stil.
1 Pastrimi pranveror
Mënyra më e mirë për të filluar është pastrimi pranveror.Pra duke i dhënë garderobës suaj një pamje të re, duke hequr rrobat e dimrit dhe ti zëvendësoni ato me rrobat pranverore.
2 Bëhu dinak
Të vishesh me stil dhe lirë do të thotë të jesh edhe pak dinak.Të veshur është një formë arti,e cila ka evoluar që nga origjina e tij e deri më sot. I hidhni apo i flani rrobat e vjetra që nuk i vishni më? Mos e bëni më,ju mund ti modifikoni ato dhe ti jepni një pamje krejt të re.
3 Miksoni dhe Kombinoni
Bëhuni aventurier dhe guxoni me ato që vishni. Shumë ngjyra do të ishte një zgjedhje e mirë,miksoni ngjyrat dhe do dukeni si një bloggere e vërtetë.
4 Shkëmbeni
Ju mund të shkëmbeni rroba me mikeshat tuaja,jo vetëm për party por edhe kur dicka ju mungon për të plotësuar veshjen tuaj.


