Çfarë përbën në të vërtetë një darkë romantike? Kjo pyetje mbase rrotullohet në mendjen tuaj këto ditë, ndërsa mendoni për ditën e Shën Valentinit. Si mund të krijojmë atmosferën që duam në shtëpinë tonë, në mënyrë që mbrëmja që kalojmë me të dashurin e zemrës të jetë ajo që duam?
Më poshtë po ju propozojmë disa mënyra se si mund të rregulloni tryezën tuaj, në mënyrë që atmosfera të jetë vërtet romantike.
Rezultati përfundimtar do të jetë një darkë e qetë për dy në një gjysmëerrësirë të këndshme.
1. Pak ndriçim dhe kontrast
Tonaliteti gri i tryezës, qeramika e zezë dhe enët e kuzhinës, të vendosura diku nën një ndriçim të zbehtë i japin tryezës pak ndriçim dhe ngjyra të errëta nate. Këto tone të errëta krijojnë një ambient shumë më të përshtatshëm se ai i krijuar nga paletat tradicionale të kuqe dhe të ndritshme ngjyrë trëndafili.
Zbukurimet e tavolinës dhe fjongot prej kadifeje në ngjyrën e verës e kompletojnë këtë skemë ngjyrash. Dhe mos harroni qirinjtë. Duke përdorur qirinj të vegjël të bardhë do të krijoni një lloj kontrasti çlodhës përkundrejt elementeve të errët.
2. Zgjidhini vetë lulet tuaja
Besojmë se të gjithave na pëlqen të marrim lule, por një ide e mirë mund të jetë që të marrim vetë lulet e preferuara, që nuk janë domosdoshmërisht trëndafila. Disa lule pak elegante nga luleshitësit lokalë janë shumë mirë se sa të shpenzoni shumë më shumë për disa lule të tjera, që janë më të lira por vetëm se janë të paketuara ndryshe kushtojnë më shtrenjt. Ajo që iu duhet është vetëm t’i vendosni lulet tuaja në një vazo të thjeshtë.
3. Vini theksin në materiale interesante
Diçka e thjeshtë si një oborr i pasur me fjongo kadife mund të shtojë hijeshinë e ambientit tuaj në mënyrë të konsiderueshme. Mund të argëtoheni duke mbështjellë me fjongo çdo pjatë ose çdo pecetë. Vini në punë fantazinë. Ndërkohë që një degëz e gjelbëruar e kompleton këtë lloj arredimi, duke krijuar një lloj kombinimi dhe kontrasti të natyrës me kadifenë e fjongove.
4. Përgatituni paraprakisht
Gjatë takimit në darkë ajo çfarë doni është të jeni të përqendruar te njëri-tjetri, pa u bërë robër të kuzhinës. Për këtë, shumë nga ushqimet është mirë të përgatiten që më parë. Në këtë mënyrë, mund t’i jepni partnerit tuaj vëmendjen tuaj të plotë, një gjest admirimi i vërtetë dhe real.
/shije