• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si të ndiheni të dobishëm në punën tuaj?
Home
Gossip

Si të ndiheni të dobishëm në punën tuaj?

24 December, 2017 k.autor Gossip, Lifestyle

Në një botë ideale, jeta jonë e punës do të ishte tërësisht e përmbushur, plot kuptim dhe motivim thelbësor. Por çka nëse këto nuk janë?

Çfarë ndodh nëse keni ngecur në një punë ose karrierë të cilën dikur e pëlqenit por tashmë nuk mund ta duroni më asnjë sekondë?

Këtij profili i përshtaten më shumë njerëz nga sa mendoni. Sipas një sondazhi të Gallup 2017, vetëm një e treta e punonjësve të Uashingtonit ndihen të angazhuar në punë, kjo tregon që vetëm një nga tre punëtorë kanë një nivel të lartë të iniciativës, angazhimit, pasionit dhe produktivitetit në punën e tyre.

Në fakt ekziston një numër i madh arsyesh pse ndodh ky fenomen.

  1. Ju mund të ndiheni të mbërthyer duke bërë çdo ditë të njëjtën gjë pa pushim.
  2. Ju mund të keni kuptuar se jeni në profesionin e gabuar dhe se dëshironi të bëni diçka tjetër.
  3. Ju mund të keni kuptuar se talenti juaj është I përqendruar në diçka tjetër ose thjesht nuk ju pëlqen ajo punë që bëni në atë kompani.

Arsyet janë nga më të ndryshmet po çfarë duhet të bëni kur t’ju krijohet kjo ndjesi. Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme.

Vlerësoni atë që dëshironi nga puna juaj

Jo të gjithë duan një karrierë të lartë. Në fakt, sipas një  hulumtimi nga profesori Yale, Amy Wrzesniewski, njerëzit priren të bien në një nga tre kategoritë më poshtë:

Disa e shohin punën e tyre si karrierë;

Të tjerët e shohin atë si thjesht një punë

Dhe ende të tjerët e shohin atë si një thirrje.

Është kjo kategoria e tretë e njerëzve, të cilët shfaqin performancë më të lartë dhe një ndjenjë më të madhe të kënaqësisë në punën e tyre.

Çelësi për ju është përcaktimi i asaj që ju intereson tani, ajo që ju drejton, ajo pas të cilës jeni të  pasionuar, çfarë me të vërtetë ju motivon, dhe filloni nga atje. Është e mundur që ajo që iu  çoi në karrierën tuaj në të 20-at tuaj nuk është më tërheqëse.

Mos e detyro veten tuaj 40, 50 ose 60 vjeçar të kuptojë ndjenjën tuaj ambicioze 20-vjeçare. Edhe nëse nuk e gjeni thirrjen tuaj të vërtetë, së paku do të rrisni shanset për të gjetur një përvojë kuptimplotë pune.

Nëse gjithçka tjetër dështon, bëni një ndryshim. Mendoni të ndryshoni karrierën tuaj ashtu siç do të dëshironit të bënit ndryshimin në shtëpinë tuaj.

Kur e keni blerë shtëpinë tuaj keni pasur kërkesa të caktuara por që atëherë prioritetet tuaja mund të kenë ndryshuar. Ndoshta ka ardhur momenti të lëvizni nga ajo shtëpi, ndoshta ta rinovoni por mund të ndodhë të jeni të kënaqur dhe komodë me zgjedhjen që bëtë para shumë vitesh.

Në të njëjtën mënyrë mund t’ju ndodhë të ndiheni edhe për punën tuaj. Edhe në punë  prioritetet tuaja ndryshojnë? Mendoni gjithmonë që ka ardhur momenti për një ndryshim ose rinovim por jo për një  lëvizje përfundimtare pasi investimi i gjithë asaj kohe nuk duhet të shkojë dëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të kujdeseni për bebin gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit
Previous article Si të kurseni para gjatë blerjeve tuaja në periudhën e festave

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT