• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI TË MBROHEMI NGA TËRMETET/ 10 RREGULLA që duhet të zbatohen GJITHMONË
Home
Sociale

SI TË MBROHEMI NGA TËRMETET/ 10 RREGULLA që duhet të zbatohen GJITHMONË

4 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Pas tërmetit të fuqishem të rënë Tiranë dhe lekundjeve të pandërprera që sollen panik dhe frikë tëk banorët e kreyqyteteit por jo vetëm po japim më poshtë disa nga keshillat që duhet të bëjmë në raste të termeteve te rrezikshme

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti ?

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës

Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama ,mobilie etj

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve.

Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar

Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit

Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme

Por edhe më të detajuara

1 – Informohu

Informohuni mbi klasifikimin sizmik ku ndodhet vendi ku jeton. Duhet të dish se si të ndërtosh një ndërtesë që i reziston lëkundjeve të mëdha sizmike. Përveç kësaj duhet të dish se ku ndodhen rubinetët e gazit, ujit apo qarkut elektrik. Gjatë një tërmeti mund të pësojnë dëme dhe duhet të dish ku të vendosësh duart.

2 – Mos vendosni objekte të rënda në rafte

Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë fizik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme. Gjithashtu mobiljet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund tu bien sipër.

3 – Kutia e ndihmës së shpejtë

Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishëm ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.

4 – Qëndroni poshtë dyerve

Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.

5 – Futuni poshtë tavolinës

Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.

6- Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit

Në të vërtetë shkallët janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.

7 – Largohuni nga objektet në ndërtim

Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.

8 – Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave

Gjatë tërmetit dhe minutat pas lëkundjeve, largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami. Nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

9 – Mos përdorni telefonin apo makinën

Gjatë rënies të tërmetit. Mundohuni t’i shmangni këto të dyja, për t’i lënë hapësirë emergjencave të lajmërohen dhe të lëvizin.

10 – Mos jini kureshtarë për të parë gjithçka

Qëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pra, mos jini kureshtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lanë Botërorin, Japonia i ofron pankinën ish-kampionit të botës
Previous article Anglia i jep fund “mallkimit” të penalltive duke kopjuar Cristiano Ronaldon

g.autor

Postime të ngjashme

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes" Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes"

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT