• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Si të çelni ngjyrën e flokëve me kanellë pa shkuar në parukeri
Home
Lifestyle

Si të çelni ngjyrën e flokëve me kanellë pa shkuar në parukeri

27 January, 2018 k.autor Lifestyle

Kanella me shekuj përdoret si një nga përbërësit më interesantë në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët.

Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale. Kanella është një prej tyre.

Ja se si duhet të veproni që të çelni ngjyrën e flokëve me kanellë:

1-Përgatitja e përzierjes

Në enën me madhësi mesatare vendosni 200 mililitra të balsamit tuaj të preferuar (nëse keni flokë shumë të gjata, mund të vini edhe më shumë), tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve. Përzjejini mirë përbërësit me lugë plastike. Mos përdorni atë metalike, pasi disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes. Mbuloni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturën e dhomës.

 

2-Larja dhe përgatitja e flokëve

Lani flokët me shampo me metodën tuaj të zakonshme. Shtrydhni mirë ujin dhe mbështillini dy minuta në një peshqir të nxehtë. Pas kësaj, me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar një aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë. Flokët ndajini në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruar me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.

3-Aplikimi i përzierjes në flokë

Lëshoni pjesën e parë të flokëve që dëshironi t’i çelni. Përdorni gishtat ose furçë të trashë për ta aplikuar përzierjen njëlloj në flokë. Kur të keni mbaruar, lidheni pjesën e lyer të flokëve dhe forcojeni përsëri mbrapa në kokë. Lironi pjesën tjetër të flokëve dhe përsëriteni tërë procesin. Përsëritni derisa gjithë flokët të mos lyhen me përzierje dhe lidhen në gërsheta. Shmangeni ekspozimin e lëkurës ndaj përzierjes, meqenëse kanella mund të irritojë lëkurën më të ndjeshme.

 

4-Bejini një masazh flokut dhe mbështilleni me qese plastike

Mund ta thani me tharëse për 15 min. Nëse nuk keni tharëse, mbështilleni me peshqir të nxehtë rreth kokës dhe lëreni ashtu rreth gjysmë ore. Pas kësaj hiqeni peshqirin ose fikeni tharësen dhe lëreni përzierjen edhe 3 deri 4 orë në temperaturën e dhomës. Sa më gjatë të mbani përzierjen në kokë, rezultatet do të jenë më të mira.

5-Shpëlarja e kokës

Pasi kalon kohë e mjaftueshme hiqeni qesen. Ngadalë lëshoni gërshetat dhe shthurni flokët me duar. Shpëlani përzierjen nga koka duke përdorur ujë të nxehtë me presion të lartë. Nëse u përmbaheni të gjitha udhëzimeve, flokët tuaj do të jenë dy nuanca më të çelëta. Nëse dëshironi të shtoni shndritje shtesë, përsëriteni tërë procedurën pas 48 orësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tmerri i pikave të zeza merr fund: Ja si t'i eliminoni në pak minuta (VIDEO)
Previous article Zgjidhni një nga engjëjt! Retë në foto do t’ju tregojnë ato që nuk dini për veten

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT