• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI TA MUNDIM KORONAVIRUSIN/ “Masazh trupit me raki e paracetamol dhe ponç i bërë vetë”, mjeku sharlatan gjen vend në TV
Home
Sociale

SI TA MUNDIM KORONAVIRUSIN/ “Masazh trupit me raki e paracetamol dhe ponç i bërë vetë”, mjeku sharlatan gjen vend në TV

24 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

News 24, një TV që ndiqet shumë nga pleqtë, ka nxjerrë sot një mjek popullor me emrin Ylli Merja, për t’i dhëna këshilla popullit, se si ta mundim koronavirusin.

Është ai që thoshte se koronavirusi mundet duke ngrënë hudhër.

Sot ka thënë se koronavirusi luftohet me raki dhe ponç të bërë vetë.

“Duke ditur që viruset kanë ato trajtimet bimore. Periudha po kristalizohet dhe jemi në një rrugë për ta minimizuar dhe amplituda e tij të jetë në nivele të ulëta. Edhe atëhere nuk ju dhashë kot që kemi aq profesionalizëm sa njerëzt me koronavirus t’ju japim ndihmën.

Nëse kemi një person të prekur nga viroza, ç’rëndësi ka, një grip. Fillimisht e masazhojmë në një temperaturë mbi 45 gradë dhe trupi mund të masazhohet me raki apo paracetamol të shtypur në të. Pas 15- 30 minutash e mbështjellim me rroba që të nxisim nxehtësinë dhe përgatisim ponçin. Si mund të përgatisim një ponç në kushte shtëpie?

Mund të bëhet, marrim 25- 30 mililitra raki rrushi që të jetë e fortë. Hedhim 2-3 thelpi hudhra, në mënyrë që squfuri të vrasë virusin brenda. I nxehim mbi petrogaz që rakia të çlirojë avull. Më pas së bashku rakinë dhe hudhrat vendosen mbi petrogaz. Mund ta përdorin të gjitha moshat. Të moshuarit pasi edhe vetë këta janë rezistentë më të ulët.

Hedhim 30 mililitra raki edhe një lugë çaj me sheqer. Ndërkohë dua që avujt që do të ngrihen nga ponçi i çojmë në bronke dhe alveola aty ku është dhe fronii luftës. Aty ky leukocitet, ku krijohen vatrat e imflamacionit. Mund të shtojmë edhe rigon. Nëse rigoni bëhet si çaj atëhere bëhet anti- viral i shkëlqyer.

Hedhim çajin, brenda kam edhe hudhrën. Mund të thithim avullin. E thithim në mënyrë të tillë. Vendos dorën dhe gishtat sipër, dhe thith avullin. Zgjat 4-5 minuta. Mund të kollitemi por është faza jep efektin dhe organizimi, ndihmoj organizmin. Ponçi i bën mirë atyre me temperatura mbi 37- 37.5. Dhe më pas i sëmuri mbështillet që të djersijë.

Këto janë antibiotikë dhe antiviralë. Aty në alveola ku bëhet lufta. Ku virusi hyn në bronke, dhe shkon në alveola. Antireceptorët e viruseve tentojnë të ngacmojnë qelizat e bardha dhe të hiqen sikur janë pjesë e tyre. Në këto faza këto qeliza mbrojtëse nuk e njohin këtë lloj virusi dhe tentojnë ta fusin në brendë. Kur trupi vëren se shërohet, trupi tenton të gjejë armën si mund të vriten.

Aty ku është alveola, ajo tenton të prodhojë ujë që të mbysë virusin. Edhe këto viruset që janë futur duan të mbijetojnë në organe të tjera, më e afërta është zemra. Pra ç’orinetohet edhe zemra. Pra kjo raki jep ndikim pozitiv tek minimizimi i ndikimeve agresive dhe nxit qarkullimin e gjakut. Përbërësit antivirusalë ndikojnë nga minuti në minutë në organizëm. Lirohen hundër, djersij dhe marr frymë lirshëm. Kur rritet nxehtësia atëher organizmi vetëpastrohet”, tha ai live në emission, ndërkohë që nuk ka mbetur portal në Shqipëri pa e nxjerrë.

Ai është në punë të vet në fakt, se atë punë ka, por është e pabesueshme se si mund t’iu jepet zë në media këtyre njerëzve, në momente kaq të vështira dhe delikate jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën.

Me të dhe të ngjashmit si ai mund të bëhet gallatë, por jo të përfundojnë nëpër media duke dhënë këshilla.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SHEKSPIRI TEK PUSHKINI/ Cilat janë kryeveprat që u shkruan gjatë karantinës
Previous article LAJM I MIRË NGA INFEKTIVI/ 10 qytetarë mposhtin koronavirusin, rezultojnë negativë në të dyja testet

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT