• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Si ta bëni personin që keni lënduar aq shumë t’ju falë gabimin
Home
Lifestyle

Si ta bëni personin që keni lënduar aq shumë t’ju falë gabimin

27 November, 2017 k.autor Lifestyle

Ok gabuat, po pse nuk zini mend dhe të kërkoni falje si njerëz? E dimë që po përpiqeni, por s’po e bëni siç duhet. Ekziston një mënyrë e gabuar për të kërkuar falje dhe mënyra e duhur. Ju me siguri po ndiqni të gabuarën:

1. Fajësoni tjetrin.

Një nga gjërat më të tmerrshme që mund të bëni është të fajësoni tjetrin për gabimin tuaj, aq më keq nëse ai tjetri është dhe viktima e gabimit tuaj.

2. Justifikoheni.

Kur justifikoni sjelljen tuaj, thjesht po përkeqësoni situatën dhe dukeni qesharakë. Bëhu burrë dreqin!

3. ‘S’është ndonjë gjë e madhe’.

S’mund ta thuash këtë, aq më tepër nëse personi tjetër është vërtet i prekur nga gabimi juaj. Është mungesë respekti.

4. Shfajësoheni.

Edhe nëse e bëni pa të keq, kur shfajësoheni jeni të detyruar të shpjegoni veprimet tuaja. Do ta bëni dhe këtë, por momenti kur sapo gaboni nuk është i duhuri.

Mënyra e duhur për të kërkuar falje:

1. Njihni gabimin tuaj.

Jini të parët që pranoni fajin, mos e mohoni. Kur kërkoni falje, pranoni gabimin tuaj. është një akt që ju ndihmon të rindërtoni besimin dhe të rregulloni marrëdhënien.

2. Pranoni.

Kur pranoni plotësisht përgjegjësitë tuaja, tregoni dinjitet para personit të lënduar. Këtu nis procesi i shërimit.

3. Shprehuni.

Njohja e gabimeve është një fillim i mbarë, por zemra e faljes është tek fjala ‘më fal’ dhe ‘shpresoj se mund të më falësh’. Një ndjesë e sinqertë tregon se po merrni përgjegjësi të plotë mbi veprimet tuaja. Kjo mund të forcojë vetbesimin tuaj, respektin ndaj vetes dhe reputacionin. Me gjasë do të ndiheni të lehtësuar kur të dilni hapur me veprimet tuaja dhe kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndërtuar karakterin tuaj.

4. Ndryshoni vërtet.

Është e rëndësishme të kërkoni falje, por mbani në mendje që personi tjetër mund të jetë i lënduar. Jepini kohë dhe mos i nxitoni. Ndërkohë mendoni me kujdes hapin e radhës pasi çdo gjë që mund të bëni ndihmon. Premtimet boshe do të bëjnë dëm më shumë.

Pse është e rëndësishme kjo?

Të kërkoni falje në mënyrën e duhur, kur keni lënduar dikë gabimisht ose qëllimisht, është haoi u parë drejt pajtimit mes teje dhe personit tjetër, ose mes teje dhe ndërgjegjes tënde. Nëse nuk kërkoni falje, do të dëmtoni veten më shumë në çdo aspekt, mbi të gjitha largon respektin e të tjerëve ndaj teje. Të gjithë bëjmë gabime dhe lënojmë të tjerë, por kur ndodh, një ndjesë e mirëmenduar është gjithnjë hapi i parë në shërimin e integritetit tuaj.

Burimi: Inc

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eros gjatë “atyre ditëve”? Meshkujt zbulojnë mendimet e tyre!
Previous article E padëgjuar, shkojnë për t’i arrestuar, shqiptarët bëjnë karate me policët italianë

k.autor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT