• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si shpallen emergjencat? Vendimi i Qeverisë “Nano”: Shteti paguan për të gjitha
Home
Sociale

Si shpallen emergjencat? Vendimi i Qeverisë “Nano”: Shteti paguan për të gjitha

5 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Pa u tërhequr uji nga të gjitha shtëpitë dhe tokat e përmbytura, politika po debaton se si duhet trajtuar kjo situatë.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por qeveria refuzon në mënyrë të prerë.

Arsyeja janë paratë. Nëse qeveria shpall gjendjen e emergjencës, detyrimet që rrjedhin nga ligji i emergjencës shkojnë në dhjetëra milionë euro. Por si, pse dhe kur shpallet gjendja e emergjencës? Kuadri ligjor është një vendim i qeverisë së Fatos Nanos në vitin 2002. Sipas këtij vendimi, gjendja e emergjencës mund të shpallet në një pjesë të territorit, ose në të gjithë vendin kur plotësohen këto kritere.

Në rastin e përmbytjeve mund të shpallet gjendja e emergjencës kur:
a-niveli i ujrave arrin pika kritike në disa zona të matshmeb-një ose më shumë lumenj kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshmec– kur jeta e popullsisë civile, gjësë së gjallë dhe pronat janë rrezikuar seriozisht

Pas shpalljes së emergjencës, të gjitha veprimet e organeve shtetërore rregullohen nga ligji për emergjencat civile. Në nenin 1 ky ligj thotë:
“Planëzimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon: parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile”.
Pra nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind të çdo dëmi që prek popullatën.

Në 7 vitet e fundit Shqipëria e ka shpallur dy herë gjendjen e emergjencës për fatkeqësitë natyrore: në të dyja rastet nga ish-Qeveria “Berisha”, një herë në vitin 2010 kur u përmbyt zona e Nën Shkodrës nga shkarkimet e Fierzës dhe herën e dytë në 2012-ën kur ngricat dhe dëbora bllokuan Veriun e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria miratoi 11 milionë euro në 2010 për dëmshpërblimin e banorëve, ndërsa në 2012 shifra e kompesimit ishte 30 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT/ Këto janë shpikjet që do ju bëjnë të thoni… “Po ku i ka shkuar mendja”?!
Previous article FOTO/ Jo vetëm puthje, ylli i Kombëtares zyrtarizon lidhjen me bukuroshen

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT