• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“SI QËNDRON E VËRTETA?” Rrëfehet vëllai i Anita Bitrit, pas 18 vitesh nga vdekja e saj: Ishte tragjedi…
Home
Kulturë

“SI QËNDRON E VËRTETA?” Rrëfehet vëllai i Anita Bitrit, pas 18 vitesh nga vdekja e saj: Ishte tragjedi…

23 February, 2022 s.autor Kulturë

18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, vëllai i këngëtares, Arben Bitri ka dhënë një intervistë ekskluzive, ku ka folur për motrën e tij dhe gjithçka rreth saj.

“Në lidhje me Anitën do më duhej të flisja për ditë të tëra. Natyrisht, që talenti i ime motër më mbush me frymëzim. Anita kishte një mision këngën, edhe pse u ndërpre ky mision e vazhdova unë. Ose të mbyllesha në diçka familjare, ose ta përçoja dëgjuesit shqiptari. Si ironi fati, ajo para se të ndodhte tragjedi filloi të bënte librin autobiografik, po nuk arriti ta mbaronte. U mbarua më vonë”.

Ai ka folur për talentin e saj në muzikë, duke ndarë detaje të ndryshme për këngëtaren.

“Unë isha heroi i saj, kam pas një lidhje speciale. Edhe pse ishim larg në një aspekt të jetës, ajo në Amerikë, unë në Itali, ne mbanim kontakt. Anita kishte lindur bashkë me talentin në muzikë dhe letërsi. Ajo nuk ishte vetëm shkrimtare, por edhe violiniste. E dashuronte këngën, nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe muzikante e kompletuar se kishte mbaruar violinën. Ishte shumë e ëmbël dhe me një mirësi të pafund, me një të qeshur shpirtërore. Kështu e mbaj mend unë motrën time.

Ishte shpërthyese, i pëlqente modernia. Ashtu siç ka thënë edhe Zani Ciko, Anita theu ato prangat. Ajo nuk kërkonte thjesht të shkonte në festival, ajo nuk donte çmim, ishte e kënaqur me duartrokitjet e publikut”.

Më tej, Arbeni ka treguar si qendron e vërteta e vdekjes së artistes, çfarë ndodhi realisht dhe të gjitha konspiracionet që u aluduan.

“Ishte e rëndë, kur tre krijesat më të dashura të familjes ikin nga ky rruzull dhe bëhen engjej. Isha në Itali në Modena dhe nuk e besoja. Të nesërmen pas shumë përpjekjesh e morëm vesh lajmin dhe ikëm në Amerikë. Do të kujtojë atë pritjen madhështore që i bën artistët si Frederik Ndoci. Që bën gjithë atë përcjellje dhe ndihmuan për të dërguar trupat në Shqipëri.

Nuk ka asnjë lloj konsipiracioni, ishte një tragjedi. Prandaj u vendos edhe ligji për monoksidi i karbonit. Shtëpia e Anitës nuk e kishte këtë prandaj ndodhi. Zoti Blumber, mbas tragjedisë Bitri vendosi menjëherë ligjin për monoksidin e karbonit. Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora. Unë jam marr me këtë çështje tre vjet. Ishte injoranca që solli këtë tragjedi”./ abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE E TMERRSHME"/ Dramë për Elton Johnin, avioni i tij privat pëson defekt në ajër
Previous article TENSIONET ME RUSINË/ "Alarm i kuq" në Hungari, Sllovaki dhe Rumani, frikë për mijëra refugjatë ukrainas

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT