Lëvizja Socialiste për Integrim është në ditët e saj më të vështira për shkak të braktisjes masive që po bëjnë këshilltarët e saj në thuajse të gjitha bashkitë kryesore në vend.
Fill pas Fierit, Vlorës, Elbasanit, Skraparit, Belshit dhe disa qytete të tjera, ka ardhur edhe tronditja e sotme nga qyteti i Shkodrës.
Si u “firuan” këshilltarët e LSI ditë pas dite:
5 shkurt (Fier):
Dy prej këshilltarëve janë shprehur se s’mund të votojnë për vendime politike, por për interesa të qytetarëve, ndaj kanë vendosur që të shkëputen nga LSI-ja.
Këshilltarët janë:
Thoma Tyto
Drita Sauli
Ekaterina Zarka doli e pavarur.
16 mars (Elbasan):
Besmira Xhaferri anetare e Keshillit Bashkiak nga LSI (njekohesisht dhe anetare e keshillit te qarkut), Ramadan Elezi LSI , Ruzhdi Fejzullahu anetar i Grupit te Keshilltareve te LSI ne nje konference per shtyp deklarojne largimin nga LSI drejt PS.
Ne deklaraten per shtyp ata theksojne se opozita qe po ben LSI krah Bashes, me cizmet e Monikes, me sharjet e Vasilit, lobimin kunder integrimit te vendit dhe mbeshtetja ndaj Bashes e lobimit rus, jane disa nga arsyet e largimit te tyrea.
Nga ana tjeter, ata theksojne se puna e bere nga qeveria Rama, ndryshe nga puna e LSI ne pushter ndryshon si nata me diteb, ndaj dhe ata do te bashkohen me PS-ne.
17 mars (Vlora):
Bëhet fjalë për katër këshilltarët e LSI në Vlorë, Artemida Lucaj, Luçiana Kopreçka, Rajmonda Jahaj dhe Bashkim Begaj.
Ata janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.
Aktualisht grupi i LSI në këshillin e bashkisë së Vlorës ka mbetur vetëm me një përfaqësues.
20 mars (Skrapar): 6 nga 10 këshilltarët e LSI në Çorovodë (Skrapar) kanë kaluar me PS-në. Bastioni i Metës ka rënë përfundimisht. Pas këtij largimi nga LSI, PS-ja tani kontrollon 9 nga 15 këshilltarët bashkiakë duke u bërë kështu mazhorancë e plotë.
Si për t’i vënë vulën nxerrjes së PD dhe LSI në opozitë, anëtarët e këshillit Bashkiak Çorovodë, në datë 19 mars 2018, ka shkarkuar kryetaren e Këshillit bashkiak të LSI, zonjën Mimoza Zylyftari duke votuar në vend të saj për socialistin zotin Partizan Gorçe.
23 Mars (Shkodra):
Mësohet se Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, nuk do të jenë më pjesë e strukturave.
Ata kanë sqaruar se “Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë”.
AlpeNews.al




