• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI PËRFUNDON NJË PANDEMI? Flet profesori italian i ‘La Sapienza’
Home
Nderkombetare

SI PËRFUNDON NJË PANDEMI? Flet profesori italian i ‘La Sapienza’

23 May, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Sipas Gilberto Corbellini, Profesor i historisë së mjekësisë në Universitetin La Sapienza të Romës, “Covid-19 nuk ka asnjë lidhje me pandemitë e së kaluarës. Perceptimi i frikës tek njerëzit nuk ka qenë kurrë kaq i lartë”
Si përfundon një pandemi? Kur mund të kthehemi në normalitetin që përfytyrojmë? Disa historianë të Mjekësisë janë përpjekur t’i përgjigjen këtyre pyetjeve në një artikull interesant, të shfaqur së fundmi në ‘New York Times’.

Nga fjalët e ekspertëve, përveç rindërtimit historik të disa prej pandemive më të mëdha të së kaluarës, shfaqet një këndvështrim interesant i cili ka tendencë të bëjë dallimin midis një fundi “mjeko-shkencor” të virusit dhe një fundi “shoqëror”. Gilberto Corbellini, Profesor i historisë së mjekësisë në Universitetin La Sapienza të Romës tha se ai nuk mund ta di se kur do përfundojë pandemia e koronavirusit por di si përfundon një pandemi.

“Në thelb, pandemia përfundon me përshtatjen e ndërsjellë midis virusit dhe specieve pritëse. Bota njerëzore është jashtëzakonisht e aftë të përshtatet. Padyshim që nuk ka asnjë provë që virusi ka ndryshuar deri në atë pikë sa ka humbur virulencën. Mund të ndodhë. Por për momentin nuk ka prova. Mund të presim që pandemia të iki ngadalë ose të mbajë veten me shpërthime të vogla në vendet me kushte të favorshme për koronavirusin. Kam frikë për Afrikën ose Amerikën e Jugut. Mund të shpresojmë se përmes hulumtimit të ilaçeve dhe vaksinave do të dalë diçka që do të na bëjë të fitojmë përfundimisht luftën me koronavirusin”.

Gilberto Corbellini tha gjithashtu se “Si në të gjitha epidemitë dhe pandemitë ku nuk ka metoda efektive mjekësore, ilaçe dhe vaksina në dispozicion, i vetmi sistem për t’u përdorur është ai historik, arkaik, “karantina”. Është gjëja më e lehtë në këtë botë: njerët mbyllen në shtëpi dhe ndalohen të kenë kontakt me njerëzit e tjerë. Në këtë mënyrë përfundon një pandemi zakonisht”. Profesor i historisë së mjekësisë në Universitetin La Sapienza tha se “ Me koronavirusin e panjohur, nuk ka asnjë provë që të themi plot besim se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe gjërat po shkojnë mirë. Politikat e miratuara kanë qenë të ndryshme në vende të ndryshme. Dikush dëshironte ta injoronte koronavirusin, si Bolsonaro në Brazil, një tjetër strategji po përdoret nga Suedia, Gjermania përdori një tjetër, Italia tjetër, Kina dhe Singaporti të tjera strategji. Do të shohim se si në muajt e ardhshëm përgjigjet e ndryshme shoqërore do të krijojnë dinamika të ndryshme jo vetëm përsa i përket rimëkëmbjes shëndetësore por edhe ekonomike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Pse Monika dhe Iliri po krijojnë një parti të re politike?
Previous article NJË DITË PASI BËRI PRAPAKTHEU PAS THIRRJES SË SHBA/ Opozita letër PS-së: Ejani takohemi të hënën për “Zgjedhoren”

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT