• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si përfitoi dentisti amerikan miliona nga sigurimet e jetës, pas vrasjes së gruas gjatë pushimeve në Afrikë (FOTO)
Home
Nderkombetare

Si përfitoi dentisti amerikan miliona nga sigurimet e jetës, pas vrasjes së gruas gjatë pushimeve në Afrikë (FOTO)

13 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një dentist nga Pennsylvania në SHBA akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth $5 milionë pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij gjatë një udhëtimi gjuetie në Afrikë.

Lawrence Rudolph dhe Bianca Finizio Rudolph ishin martuar për 34 vjet para vdekjes së Finizio në vitin 2016 në Zambia, sipas dokumenteve të zyrtarëve federalë.

Çifti dilnin shpesh për gjueti dhe udhëtonin së bashku drejt Afrikës dhe kontinenteve të tjera ekzotike.

67 vjeçari Rudolph, thoshte asokohe se ishte në tualetin e dhomës së tyre më 11 tetor 2016, kur dëgjoi një të shtënë arme dhe pa gruan e tij të përgjakur përtokë.

Pushka e gjuetisë kishte shtënë teksa gruaja po e vendoste në kutinë e saj, pretendonte Rudolph.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Por në ditët dhe javët në vijim, sjella e Rudolph bëri hetuesit të dyshojnë se diçka nuk shkonte.

Tashmë pesë vjet pas ngjarjes Rudolph u akuzua zyrtarisht për vrasje në territor të huaj dhe mashtrim postar.

Akuzat ndaj Rudolph u ngritën këtë muaj në shtetin e Colorado, ku ka selinë kryesore një prej kompanive të sigurimit që kishte paguar.

Avokati i të akuzuarit tha: “Këto janë akuza të papranueshme ndaj Dr. Larry Rudolph, një burri që e donte gruan e tij të 34 vjetëve dhe nuk e ka vrarë atë”.

Në ngjarjen e rëndë, Finizio ishte qëlluar “direkt në zemër” dhe nga fotot e viktimës u kuptua se ishte qëlluar nga një distancë prej 2 deri në 3 metrash, thanë hetuesit.

Zyrtarët mësuan më vonë se sigurimet e jetës së Rudolph i kishin paguar $4.87 milionë, por thanë se burri kishte depozituar pretendimet “si pjesë e skemës së tij të zhvatjes së kompanive me pretendime të rreme dhe të manipuluara.”

Miqtë e viktimës Finizio thonin se ajo nuk do të pranonte kurrë që trupi të digjej në krematorium prej besimit të saj fetar, ndërsa hetuesit shtonin se Rudolph “nuk do ta divorconte kurrë prej frikës së humbjes së parave të tij”.

Avokati i Rudolph i kërkoi gjykatës lirim me kusht të të akuzuarit, teksa gjyqi vazhdon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK HYJA DOT..."/ Fqinji rrëfen ngjarjen e rëndë në Vlorë. DYSHIME se viktima...
Previous article PËRHAPJA E VARIANTIT OMICRON/ Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. A do të ndryshojnë masat anti-Covid?

Delo.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT