Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar sot ne Livorno të Italisë, ku mes të arrestuarve ishte dhe një shqiptar. Sipas mediave vendase në total kanë arrestuar 5 persona, mes tyre shqiptari i identifikuar si Dorian Poteku.
Mësohet se pas një operacioni të gjerë janë sekuestruar më shumë se 600 kilogram kokainë. Të arrestuarit e këtij operacioni janë: Salvatore Casamonica, Silvano MandolesI, Tomislav Pavlović, Dorian Poteku dhe Marcello Schiaffini.
Operacioni antidrogë nisi më 15 janar pas një sinajlizimi nga financa italiane të mbërritjes së një sasie të madhe kokaine në portin e Livornos. Sasia e drogës së fshehur në kontenier ishte për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras.
Transporti i kokainës është kryer përmes së ashtuquajturës metoda “Rip-Off”. Droga ishte fshehur në çanta lehtësisht të transportueshme menjëherë sapo të hapej kontenieri.



