Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.
Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë .
Sot në “Spring në Alpe”, ju sjellim këto pamje nga Ura e Mesit, ku duket si një pikturë e nderkohë është shkrepje reale.
Ngjyrat perfekte kompozohen në mënyrë të tillë sa na kujtojnë filmin e njohur “Ura e Terrabithias” ku behet fjalë për një perrallë e jo në fakt për “Urën e Mesit”. /AlpeNews.al
Momente nga filmi:




