• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI NË FILMA/ Njihuni me femrat shqiptare që u “lidhën” me klanet MAFIOZE dhe KOKAINËN
Home
Ekskluzive

SI NË FILMA/ Njihuni me femrat shqiptare që u “lidhën” me klanet MAFIOZE dhe KOKAINËN

29 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Grupet kriminale, ashtu si dhe në filma kanë gjithnjë një figurë femërore që herë kthehet në eprore dhe herë të tjera mbetet mbikëqyrëse.

Edhe femrat shqiptare në botë nuk kanë shpëtuar pa u bërë pjesë e këtyre strukturave kriminale ndonëse në fund e kanë pësuar.

Disa kanë zgjedhur madje, të tregtojnë vetë kokainë në marketin e shtëpisë, e të tjera kanë zgjedhur të krijojnë lidhjet me Ndranghetan.

Çfarë ndodhi sot:

Një megaoperacion i antimafias italiane ka çuar sot në ekzekutimin e urdhër arrestimeve ndaj 25 personave me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës për llogari të klanit mafioz të Ndranghetas Mancusi di Limbadi.

Mes të arrestuarve është dhe një femër shqiptare Elisabeta Kotja 40 vjeç, e kosideruar një trafikante droge e nivelit të lartë.

Në raportin e Antimafias italiane thuhet se shqiptarja Elisabeta Kotja lindur në Shqipëri më 19.09.1979 konsiderohet si një ndërmjetëse e nivelit të lartë me eksponentët e kartelave të drogës në Amerikën Latine.

***

 

“Korrierja” që do të trafikonte lëndën narkotike në Gjermani

Kjo është femra shqiptare që akuzohet si e përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Ajo quhet Pranvera Ebeling, e cila dyshohet si korriere e trafikut të lëndës narkotike.

Prej muajsh autoritetet gjermane po ndiqnin lëvizjet e saj dhe të Ilir Hysenit, të cilët dyshoheshin si anëtarë të një rrjeti të fuqishëm të lëndëve narkotike.

Trafikonte sasi të mëdha kokaine në Angli dhe mbante dy emra

Një shqiptare është dënuar me 7 vite burg në Britani, pasi akuzohet se është pjesë e një bande të trafikut me shumicë të kokainës. Shqiptarja Marsela Kreka, e njohur edhe si Maria Danciu (identitet rumun), është 28-vjeç.

40 vjeçarja që drejtonte marketin e drogës

Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, u kapen duke shitur doza kokaine, marijuane dhe hashashi.

Në biznesin e tyre  (një market) ata kishin përfshirë edhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua.

Shqiptarja në Greqi, “mbikëqyrëse” e grupit kriminal

Policia greke publikoi fotot e tetë personave të arrestuar si pjesë një grupi kriminal që kryente vjedhjen e motoçikletave, ku midis anëtarëve është edhe një vajzë shqiptare, e quajtur Marilena Kocaj, 21 vjeçe.

Gjatë hetimeve u zbulua edhe struktura e brendshme e grupit kriminal dhe rolet individuale të secilit anëtar.

Shqiptarja kishte një rol mbështetës gjatë vjedhjes duke mbikëqyrur lokalet.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAMA E RABIOT/ Pëson dy humbje të rënda brenda dy javëve
Previous article FANTAZI NË PREMIER/ Vjen java e parë dopio, ja çfarë duhet të dini

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT