Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 te Kisha Ortodokse. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku po udhëtonin tre personat që u plagosën.
Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC. Ajo është qëlluar në lëvizje nga një tjetër makinë, e cila është larguar me shpejtësi pas të shtënave. Makina e të plagosurve pas breshërisë më armë zjarri ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë.
Të plagosurit Gazmend Canaj 27-vjeç, Taulant Beqiri 28-vjeç dhe Elis Llanaj 27-vjeç janë dërguar në spitalin rajonal. Gazmend Canaj raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka ngritur postblloqe për të arrestuar autorët e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja. Ndërkohë po hetohet nëse ka pasur shkëmbim zjarri.
Elis Llanaj:



/AlpeNews.al/




