• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI NDODHI TRAGJEDIA NË SHKODËR? Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes
Home
Aktualitet
Kronikë

SI NDODHI TRAGJEDIA NË SHKODËR? Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes

9 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e disa turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes “Drini”, Arben Anamali. 51-vjeçari u hodh në ujërat e liqenit të Shkodrës për të shpëtuar jetët e tyre, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte të vetën.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur Anamali kishte nisur lundrimin nga Shiroka drejt Zogajve me 15 turistë nga Izraeli në bord. Pavarësisht paralajmërimeve të kapitenit për rrezikun nga era e fortë, pesë turistë këmbëngulën të hidhnin në ujë për t’u larë.

Anamali tentoi t’i ndalonte disa herë, por nuk u dëgjua. Turistët u hodhën në ujë, por shumë shpejt humbën kontrollin dhe filluan të kërkonin ndihmë, pasi era i largoi rreth 50 metra nga anija.

Kapiteni, i vetëm dhe i pajisur me dy komardare shpëtimi, u hodh menjëherë në ujë. Ai arriti të shpëtonte fillimisht tre prej tyre duke i afruar pranë anijes, më pas u kthye edhe për dy të tjerët. Të gjithë turistët arritën të hipnin sërish në anije, ndërsa vetë kapitenit i shteruan fuqitë dhe nuk mundi të kthehej më.

Trupi i Arben Anamalit ende nuk është gjetur, ndërsa kërkimet po vijojnë me polumbarë.

I njohur si mjeshtër i motorëve të barkave dhe kapiten i licencuar, Anamali punonte për Bashkinë Shkodër që prej 1 majit 2024, kur anijet turistike “Buna” dhe “Drini” u vunë në shërbim. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali 17-vjeçar dhe një vajze 14-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI ME THIKË ISH-TË DASHURËN SHTATZËNË/ Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm në Itali
Previous article GJYKATA E LARTË E LA NË BURG/ REAGON Erion Veliaj: Vendim jashtëzakonisht zhgënjyes

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT