Një aksident i rëndë rrugor i mori jetën 34-vjeçarit Alfons Bleta, në mëngjesin e 10 korrikut 2025, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të vendit të njohur si “Tuneli”, pranë fshatit Piskupat.
Automjeti që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Alfonsi ishte bashkëshorti i Ejona Vlogs, blogerja e njohur për videot e saj të përditshmërisë dhe dashurisë për natyrën e Pogradecit , qytetit ku kishin vendosur të ndërtonin jetën me djalin e tyre të vogël, rreth 3 vjeç, shkruan Alpenews.al.
Së fundmi ajo ka postuar një foto me bashkëshortin e saj të ndjerë dhe djalin e saj, gjithashtu edhe mesazhet që ka shkëmbyer me atë.




