• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SI KRYETARE ISHA SI NË KAFAZ”/ Monika Kryemadhi: Pengu im i vetëm? Që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve…
Home
Politikë

“SI KRYETARE ISHA SI NË KAFAZ”/ Monika Kryemadhi: Pengu im i vetëm? Që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve…

25 July, 2022 s.autor Politikë

Monika Kryemadhi ka folur pas përfundimit të Konventës së LSI, parti e cila që sot do të njihet si Partia e lirisë.

Ajo ka treguar se si kryetare e LSI-së, e ndjente veten si në kafaz, ndërsa vendimin për të djegur mandatet, ia faturoi dëshirës për të marrë vendime e vetme si grua.

“Siç ka emrin, ndihemi të lirë, sot shqiptarëve iu mungon liria, liria e votës, e të shprehurit, liria e qytetarëve për tu informuar, për të pasur demokraci. Mendoj se data e sotme është shumë e rëndësishme. Unë e kam thënë gjithmonë që përveçse është shtetari më i mirë që ka Shqipëria, por edhe një nga politikanët më të përgjegjshëm, që nuk bën asnjëherë lëvizje të gabuara.

Sot nuk është rikthyer bashkëshorti i Monika Kryemadhit, rikthimi i Metës është një shans për opozitarizmin, për të përfshirë dhe për ta hapur Partinë e Lirisë, fjala që kanë më shumë nevojë sot është liria, kërkojnë më shumë ajër për të qenë liri. Ndihem jashtëzakonisht mirë, më rikthen për të punuar me të rinjtë.

Si kryetare isha në një kafaz, që ishte shumë i bukur nga jashtë, por i vështirë. Pengu im i vetëm ka qenë që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve, ishte emocioni që unë doja të merrja vendim e vetme edhe si një grua. Mendoj se sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare është e etur për liri”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me faktin nëse opozita do të jetë tashmë më e fortë kur liderët e dy partive kryesore do të jenë Ilir Meta dhe Sali Berisha, Kryemadhi u përgjigj se pozitivisht.

“Ohoho, shumë më shumë, molla e kalbur e kalb të gjithë arkën, është një mollë që e kalbi të gjithë opozitarizmin”, tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA NDRYSHIMI I EMRIT TEK DREJTUESIT E RINJ/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e fundit të Konventës së LSI
Previous article "NGA SOT NIS PUNA..."/ Meta flet pas Konventës, pyetet për takim me Berishën, ja përgjigjja

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT