• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si kontaktuan familjarët me 6 gylenistët e arrestuar, avokati jep detaje
Home
Rajon

Si kontaktuan familjarët me 6 gylenistët e arrestuar, avokati jep detaje

2 April, 2018 Ina.Autor Rajon

As pas katër ditësh nga “kidnapimi” i gylenistëve, familjarët nuk dinë asgjë për gjendjen e tyre, pos se të njëjtit janë në burgun e Stambollit në Turqi. Madje, konfirmimin se gjashtë shtetasit turq, ishin deportuar te Erdogani e kanë marrë vetëm përmes avokatëve të tyre në Turqi. Policia e Kosovës i arrestoi dhe pastaj i deportoi gylenistët me arsyetimin se të njëjtit sipas AKI-së paraqisnin rrezik për sigurinë.

Erdogan të shtunën kërcënoi kryeministrin Haradinaj për shkarkimin e ministrin Sefaj dhe shefit të AKI-së
Avokati i familjarëve të gylenistëve, Urim Vokshi, ka thënë për Gazetën Express, se që nga koha kur të afërmit e tyre janë arrestuar dhe deportuar në Turqi, ata nuk kanë pasur kurrfarë kontakti me ta. Siç sqaron ai, familjarët do të flasin për media sot pasdite për gjithë këtë situatë.

“Nuk kanë pasur kontakt direkt me të arrestuarit, mirëpo janë njoftuar nga avokatët nga Turqia se familjarët e tyre gjenden atje. Lidhur me këtë dhe detaje tjera për rastin, familjarët kanë vendosur që të kemi prononcim për media sot pasdite”, ka thënë avokati Vokshi, i cili po merret me rastin e të arrestuarve.

Përveç asaj që gjashtë shtetasit turq tashmë janë deportuar në Turqi, familjarët nuk kanë asnjë informacion tjetër rreth shëndetit të tyre.

“Nuk kanë shumë informacione lidhur me shëndetin e tyre”, u shpreh Urim Vokshi.

Sidoqoftë, Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet të klerikut Fethullah Gylen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit i kishte kërkuar edhe presidentit Thaçi vite më parë që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vërejtën të enjten kur Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif” dhe një kardiokirurg.

“Çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë”, kishte theksuar Presidenti i Kosovës kur takoi Erdoganin.

Madje në fjalimin e së shtunës për këtë çështje, presidenti ishte munduar ta zbusë pak duke thënë se njësoj do të mendonte edhe për ata që janë terroristë në Washington. Të njëjtët, sipas tij, janë terroristë edhe në Kosovë.

Presidenti i cili besohet se qëndron mbrapa urdhrit për arrestimin e gylenistëve, nuk e pranoi se e kishte bërë këtë veprim, por pranoi se sipas një informacioni të hollësishëm që ka pranuar nga AKI-ja ata paraqesin rrezik për vendin.

Ndërkaq, situata është keqësuar edhe më shumë mes krerëve të vendit. Kadri Veseli i kishte kërkuar llogari Thaçit e Haradinajt për arrestimin e gylenistëve, derisa Haradinaj e ripërsëriti disa herë se kishte mbetur në terr informativ dhe nuk kishte ditur gjë për këtë aksion.

Kësisoj, Haradinaj për ta mbuluar pafuqinë e tij që mbeti i painformuar, shkarkoi ministrin e MPB-së, Flamur Sefaj, dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi. Ky veprim i kryeministrit kosovar zgjoi edhe reagimin e ashpër të Erdoganit.

Ai e kërcënoi Haradinajn se shpejt do ta marrë përgjigjen e merituar nga kosovarët të cilët i ftoi për të protestuar kundër shefit të Qeverisë së Kosovës. /D.K/GazetaExpress

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandal në mes të rrugës, modelja e njohur çmendet se i prekën vajzën
Previous article E pabesueshme: Ariana Grande deklaratë publike dashurie për artistin shqiptar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT