Kirurgu që shpëtoi jetën e një “ushtari mbrojtës” të Koresë së Veriut pasi u qëllua katër herë përtej kufirit, ka folur për momentin kur ushtari u transportua në spitalin e tij.
Lee Cook Jong e përshkruajti 24 vjecarin Oh Chong Song si “kavanoz të thyer”. Song u qëllua katër herë teksa po vapronte për të kaluar kufirin. Doktori gjithashtu u trondit kur pa se trupi i tij ishte mbushur me parazitë 25.4 cm të gjatë dhe Hepatit B.
Song ishte gjuajtur në gjurin, krahun, shpinë dhe gjoksin, por, pavarësisht nga dëmtimet e rënda, ekipi i spitalit e shpëtoi jetën.
Hepatiti B dhe parazitët – disa më shumë se 24 cm të gjata – që gjenden në trupin e tij nxjerrin në pah problemet e ushqimeve dhe higjienës që ekspertët thonë se kanë rrënuar Korenë e Veriut për dekada të tëra.
‘Në karrierën time mbi 20 vjeçare si kirurg, unë kam parë vetëm diçka të tillë në një libër shkollor’, tha Dr Lee menjëherë pasi ushtari u largua. “Është një mrekulli që ai mbijetoi,” tha Lee.
Song tregoi shenja të depresionit dhe traumave të mundshme kur u zgjua në spital.
“Ai më tha se është kaq mirënjohës për koreano veriorët që kanë shpëtuar jetën e tij dhe i kanë dhënë atij shumë gjak”, tha Lee.
/AlpeNews.al/