• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si do jetë Basha në 2018? Mustafaj: Basha solli humbjen më të thellë PD-së, lidership shumë i dobët
Home
Shqipëri

Si do jetë Basha në 2018? Mustafaj: Basha solli humbjen më të thellë PD-së, lidership shumë i dobët

1 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha po përjeton ndoshta një nga përiudhat më vendimtare për të ardhmen e tij në politike, kjo pas humbjes së thëllë në zgjedhjet e 23 qershorit. Betejat poltike dhe elektorale janë jo shumë larg, dhe një humbje e radhës ndoshta do të vendoste në pikëpyetje përfundimtare lidershipin e tij. Por si e sheh analisti Artur Zheji dhe ish-funksionari i kësaj force poltike Besnik Mustafaj, rrugëtimin e Bashës në krye të Partisë Demokratike dhe përballjen me sfidat që e presin.

Në 23 korrik kur u votua me 80 përqind të votave të antarësisë si kryetar, Lulzim Basha, shprehu një vizion reformues për Partinë Demokratike, e cila doli nga një humbje e thelle në vitin 2013.

Po ku është sot Partia Demokratike përballë këtyre angazhimeve të lidershipit të ri, pas rreth 4 vitesh e 5 muaj në opozitë?

Besnik Mustafaj, njohës i mirë i Partisë Demokratike dhe proceseve të saj në 27 vite ekzistencë, dhe analisti Artur Zheji, kanë bërë analizën e tyre në një intervistë në Ora News.

Humbja në zgjedhje

Mustafaj: Nuk eshte nje nga humbjet me te thella ehte me e thella ne historine e PD, edhe me e thelle se ne vitin 1997. Ne radhe te pare lidreshipi i zotit Basha është i palëgjetimuar dhe e them kete duke patur parasysh faktin qe ndoqi disa procedura dhe manipuloin rezultatin e votimeve ne fund, per kreun e PD. Te gjitha keto e bejne te mos jete teresisht i legjitimuar. Kanë marre pjese vetem 15 mijë demokratë. Ka defektin e mungeses së lëgjetimitetit por dhe mungon nje analize e thelle e humbjes. Duke u fshehur pas nje aspekti qe sigurisht eshte fakt përdorimi i parave te droges nga PS, per te arritur ate rezultat shmangu analizen e brendshme, dhe kjo e demton lidershipin. Është lidership shume i dobët.

Zheji: Por gjithsesi mendoj se nje frymë të re reformatore ai është përpjekur ta jape, duke thirrur në radhen e pare te kësaj partie figura te reja te cilat janë si bimet e ullirit që duan nje cikël te gjate te japin fruta. Ky rinovim që Basha ka bere kërkon kërkon cikël me te gjate se sa koha mund ta pranojë. Koha do tani rezultate, ndersa cikli i rinovimit që Basha ka bere, rezultatet do ti japë me vone.

Çadra

Mustafaj: Une besoj se arsyet per te pasur ate proteste ishin serioze, por mbyllja e saj nuk ishte politike. Nuk ishte ne favorin e PD. Duke mos qene ne favorin e PD, duke qene nje zgjedhje vetëm e zotit Basha, une them e demtoi. Politika ka nje platforme. Marrëveshje mund te arrihen por ka llogjike politike. Kthesa qe pati protesta, pa u negociuar, pa u diskutuar dhe pa shkuar me propozime te pjekura përtej subjektivitetit te zotit Basha me bejne mua te them qe ishte nje mbyllje e papjekur teresisht.

Zheji: E rriti profilin e zotit Basha, ishte nje nga momentet me kulminante te lidershipit te tij ne Partine Demokratike, te profilit te tij si kryetar i PD. Por gjithmonë ka nje dileme, kollaj te hysh ne sfide totale, por kujdes dalja nga sfida duhet te jete dinjitoze. Ne pame nje proteste te gjate, te forte dhe radikale, e cila merrte persiper te krijonte nje profil opozitar te pa negociueshem deri ne largimin e Rames.

Marrëveshja me Ramën

Mustafaj: Une mendoj se opozita nuk mund te kete vetem nje metode lufte politike. Opozita ka nje panel te gjere mundësish politike dhe duhet ti shfrytezoje te gjitha. Opozita është për ti sherbyr demokracise dhe duke i shërbyer demokracise duhet të përdor te gjitha, edhe marrveshjet edhe bashkëpunimet, edhe kundërshtimin ne parlament apo jashte deri tek radikaliteti kur ke nje mazhorancë qe nuk pranon marrëveshje, dialog dhe bashkëpunim.

Zheji: Kam nje qëndrimin tim. Zoti Rama se fundi disa here ne menyre formale, ndoshta edhe tinzare nga ana politike, i kërkoi Bashes takim per te biseduar per prokurorin e perkohshem te pergjithshem. Edhe Berisha pohoi se negociatorët kishin shkembyer takime. Se kuptova perse nuk u ulen. Une mendoj qe kur ulesh per te biseduar ne menyre transparente jo siç ndodhi ne 18 maji, qofte ne nje moment duke e braktisur takimin dhe duke e cilësuar si kurth te kryeministrit, janë pike ne favor te liderit te PD. Nuk e kuptoj pse e japin betejen ne tavolinë. Psh “ jo nuk vij se ti je mashtrues” pse? Ne poltike te gjitha palet priren t’ia hedhin njera -tjetres. Ne Shqipëri ky është sporti më i preferuar. Kush ja hedh tjetrit ecën më përpara në politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ​Schalke prish festën e Bayernit për Goretzkan
Previous article I çmenduri Adebayor merrte 3 rroga, por stërvitej me kek dhe kafe në palestër

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT