• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SI JANË KATANDISUR GREKËT, VIJNË NË SHQIPËRI DHE…”/ Ngjela: Janë në HALL se…
Home
Politikë

“SI JANË KATANDISUR GREKËT, VIJNË NË SHQIPËRI DHE…”/ Ngjela: Janë në HALL se…

29 October, 2018 F.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjen e ndodhur ditën e dielë në Bularat të Gjirokstrës, teksa e ka quajtur 35 vjeçarin e vrarë nga forcat RENEA si “terrorist grek”.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi me tone kritike ka reaguar dhe ndaj qëndrimeve të politikës greke, për të cilat në shkrimin e tij thotë se : “E shihni si janë katandisur pushtuesit anadolllas grekë që vinë në Shqipëri me terroristë injorantë të përsërisin historinë e turpshme aneksioniste të vitit 1913?

Grekëve iu ra dhe një “dëshmor” në Shqipëri. Se donte të vriste shqiptarët për të “çliruar Vorioepirin”. Turp. Kjo është një pjesë e re e turpit 200 vjeçar politikës greke.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës

Policia speciale e Shqipërisë ka qenë në krye të detyrës së vet kur vrau dje terroristin grek.

Shqipëria është e pacenueshme.

E shihni si janë katandisur pushtuesit anadolllas grekë që vinë në Shqipëri me terroristë injorantë të përsërisin historinë e turpshme aneksioniste të vitit 1913?

Grekëve iu ra dhe një “dëshmor” në Shqipëri. Se donte të vriste shqiptarët për të “çliruar Vorioepirin”.

Turp. Kjo është një pjesë e re e turpit 200 vjeçar politikës greke.

“I vrari qenkësh shqiptar në origjinë”, më tha dikush. “Po ku ka grekë?! Grekë nuk ka në Athinë, dhe këta vinë në Shqipëri që të gjejnë grekë me shqiptarë të shitur” – i thashë unë.

  1. Edhe grekët edhe serbët janë në hall. Po ringrihet me aleanca të forta Shqipëria. Po i tremb deri në çmenduri krijimi i Shqipërisë etnike. Po çirren si të marrë, se nuk ka kush t’i mbështetës me gënjeshtrat e tyre veç Rusisë.

Janë të humbur. Prandaj dërgojnë terroristë të blerë për të provuar pulsin që të krijojnë destabilizim në Shqipëri, se e dinë që kjo është edhe kërkesa e korrupsionit shqiptar.

  1. Një turp historik është edhe lejimi i varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri. Është kjo një shenjë direkte e vasalitetit të korrupsionit kryeministror shqiptar për të shitur interesin kombëtar.

Nuk është dëgjuar që pushtuesi të krijojë varreza ushtarësh në vendin që ka dashur të pushtojë. Këtë e ka lejuar vetëm korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare që iu ka dhënë varreza ushtarësh të vrarë, në shtetin që ata kanë dashur të pushtojë. Turp historik.

Politika e çmendur greke është në hall, sepse historiografia amerikane dhe gjermane po iu çjerr maskën, atyre që kanë 200 vjet që falsifikojnë historinë.

Kanë qenë hordhi anti shqiptare që kanë shtypur shqiptarët në Greqi, kanë bërë genocid antishqiptar në Çamëri, kanë pushtuar territoret shqiptare me histori të stisur. Por tani janë në fund.

Këta që çirren nëpër sheshe kundër shqiptarëve janë të ardhur nga Anadolli dhe nga vendet arabe, dhe si gjithmonë, po i tmerron autoktonia e shqiptarëve.

Të gjithë në 150 vjet rresht, janë sjellë këtu nga politika e turpshme greke dhe nga kisha greke, që të shuajnë racën shqiptare. Por i morën të keqen.

Janë të humburit historikë, dhe tani, të dehur nga tërbimi i humbjes, po kërkojnë revansh patologjik. Por nuk kanë forcë. Këta pushtues imagjinarë të Shqipërisë së Jugut që kanë krijuar me fantazi të ligë dhe injorante Epirin grek, e dinë tani që do të nisë çështja e Çamërisë dhe shqiptarëve që janë terrorizuar në Greqi. Dhe kjo i tmerron.

Epiri është Çamëri, është shqiptar dhe Shqipëri, zotërinj! Dhe sigurisht që është historia jonë

Janë të humbur.

lll. Shqiptarët duhet të rrinë të qetë. Le të çirren të humburit e historisë, janë aleancat e shqipëtarëve me fuqitë botërore që do të rivendosin realisht drejt padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptarëve.  Sot bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është domosdoshmëri e zhvillimit të vetë Perëndimit dhe garancia e domosdoshme e politikës amerikane në rrafsh botëror.

Sot në Ballkanin Perëndimor janë 8 milionë shqiptarë pa llogaritur shqiptarët e Greqisë dhe ata, që janë në Turqi. Shqiptarët triumfuan përfundimisht si arbër, dhe nuk kanë të ndalur në ecjen e tyre. Kukuvajkat e erdha nga Anadolli dhe Arabia do të përfundojnë shumë keq po vijuan me të tilla provokime. Kurse historia jonë duhet urgjentisht të lajë hesapet më korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse këta hajdutë brenda Shqipërisë janë grupuar që të shkatërrojnë interesin shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM 3 MUAJ PAS LINDJES/ Cardi B tregon trupin e tonifikuar në koncert (FOTO)
Previous article BIE TE SHINAT DHE I KALON TRENI SIPËR/ I riu shpëton mrekullisht (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT