• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si ishin kabinat elektrike në Shqipëri në vitin 1930 (FOTO E RRALLË)
Home
Dossier

Si ishin kabinat elektrike në Shqipëri në vitin 1930 (FOTO E RRALLË)

27 April, 2018 F.autor Dossier

Shoqëria Elektrike Shqiptare Anonime (S.E.S.A) ishte një shoqëri me qendër në Tiranë, e krijuar në vitin 1929. Në bazë të statutit, kapitali i saj fillestar ka qenë 2 milionë franga ari, i ndarë në 10 mijë aksione nga 200 franga ari secili. Kjo ishte një shoqëri italiane e specializuar në sektorin elektrik.

Krijimi i kësaj shoqërie në Shqipëri erdhi si prezencë përmes degës së S.E.I.A-s (Società Elettrica Italo-Albanese) të krijuar në 1927 në Itali.

 

Në fillim të vitit 1939, kjo shoqëri zotëronte plotësisht ose pjesërisht industrinë elektrike në qytetet Tiranë (periferi), Shkodër, Vlorë, Fier, Berat, Kavajë e Gjirokastër. Në këshillin administrativ të kësaj shoqërie bënin pjesë edhe shqiptarë. Në vitin 1930 si President i S.E.S.A-s u caktua Abdurraman Mati (senator, politikan e një nga njerëzit me më influencë në Shqipëri në ato vite).

Kjo shoqëri do të konkurronte fort me kompanitë e tjera të sektorit për të marrë koncesionet e furnizimit me energji elektrike në garat që hapnin bashkitë e vendit.

Kreu

 

Garën për furnizimin me energji elektrike të qytetit të Tiranës kjo kompani do të humbte përballë kompanisë S.I.T.A me kapital shqiptar, megjithatë do të merrte koncesionin e furnizimit të periferisë së qytetit.

Deri në periudhën e pushtimit italian të vendit në 1939, kompania do të merrte koncesione afatshkurtëra ndërsa pas pushtimit, do të rriste jo vetëm prezencën e saj në sektor por edhe do të përfitonte kontrata me afate të gjata për furnizimin e qyteteve me energji elektrike.

Fotoja mëposhtë i përket fototekës Marubi, mban datën 4 qershor 1930 e tregon se si ishte  kabina elektrike e kompanisë S.E.S.A. Sa i përket Shkodrës, kjo kompani kreu studime për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Kir. /ScanTv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e gruas që i mbijetoi dy herë kancerit: Kur e mora vesh lajmin nuk doja të... (VIDEO)
Previous article Reka: Ballkani, mes integrimeve evropiane dhe rrezikut nga Rusia

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT