• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SI IA BËN QË NUK ÇMENDESH ME GRUAN…”/ Ilir Meta: Jam si Boris Johnson, s’më gjen gjë mua se jam nga fshati
Home
Politikë

“SI IA BËN QË NUK ÇMENDESH ME GRUAN…”/ Ilir Meta: Jam si Boris Johnson, s’më gjen gjë mua se jam nga fshati

14 April, 2020 F.autor Politikë

Ilir Meta ka dhënë një intervistë në emsionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit Rezar Xhaxhiu.

Gjatë intervistës ai e ka pyetur presidentin Meta se ku e kalon fundjavën gjatë kohës kur duhet të jetë në karantinë dhe nëse ka frikë nga koronavirusi, pasi ka thuajse të njëjtën moshë me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Xhaxhiu: 40 orë me gruan, fëmijët. Nga dhima në kuzhinë, si ia del që mos çmendesh?

Ilir Meta: Bëj shëtitje në pallat.

Xhaxhiu: Jeni në një moshë rrisku, rrotë më rrotë me Boris Johnson, a keni frikë z. Meta nga koronavirusi?

Ilir Meta: Edhe nëse më zë nuk duhet të kem frikë, duke ju referuar babait të Boris Johnson, sepse edhe unë në fshat kam lindur

Xhaxhiu: Më kujtohet babai i Boris Johnosn kur tha është rritur me dhen, me dele, me lopë, është rritur tek bari e tek dheu, kjo ishte një nga arsyet por unë do ti shtoj faktin që juve ja keni hedhur sepse jeni marrë shumë me sport, plus nuk abuzoni me asnjë nga veset tipike.

Ilir Meta: Kjo e futbollit nuk është shumë e saktë, sepse dhe Maldini dhe djali i tij që është futbollist aktiv është infektuar.

I pyetur në lidhje me debatin mbi testimet që kërkon vazhdimisht opozita për personat e infektuar më COVID-19, Meta tha se vende të ndryshme në përballjen ndaj këtij virusi kanë treguar eksperienca të ndryshme.

“Kjo pandemi është një lloji të veçantë për arsye se nuk po e luftojnë vetëm ne, por në nivel global dhe me një virus ende të pa identifkuar mirë nga pikpamja shkencore, dhe vende të ndryshme kanë treguar përvoja dhe eksperienca të ndryshme. Për ne është e rëndësishme mos të humbasim durimin dhe të rrisim efikasitetin që ta kemi nën kontroll, por edhe për të dalë drejt normlitetit në një rrugë të sigurt dhe të displinuar.

Kjo situatë deri tani është paraqitur e qendrueshme në tërësi, të gjithë kanë kontributetet e tyre dhe opozita ka qenë mjaft aktive, që para shumë kohësh që para se të shfaqej pacienti i parë që të merreshin masa, opozita ka qenë mbështetëse e masave kufizuese më shumë sesa qeveria. Ka kërkuar testime duke menduar se kjo do të ndihmojë situatën dhe do në gjurmimin e rasteve.

Është e sigurt që virusi nuk ka as paragjykime as preferencë partiake, është një shqetësim për të gjithë. Fakti që ka mendime ndryshme është më mirë sesa mos të kishte asnjë mendim. Vetë qeveria është në një proces të vazhdueshmë të vlerësimit dhe rivlersimit, pasi ky është një virus i panjohur. Fakti që në Itali ka një përmirësim të trendit na ndihmon për të qenë edhe ne më optimist që së shpejti dhe në vendin tonë do ta kalojmë këtë situatë.”– tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIM TRONDITËS/ COVID 19 ka pësuar mutacion, pse po preken sërish edhe njerëzit e shëruar
Previous article DY STUDIMET AMERIKANE QË PO ÇUDISIN BOTËN/ "Koronavirusi nuk ka lidhje me duhanpirësit dhe të sëmurët me kancer"

F.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT