• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si hyri ilegalisht në Shqipëri vrasësi grek me pagesë dhe motivet e eliminimit të Devi Kasmit
Home
Aktualitet
Kronikë

Si hyri ilegalisht në Shqipëri vrasësi grek me pagesë dhe motivet e eliminimit të Devi Kasmit

3 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Në Policinë e Shtetit janë të bindur se zbulimi i autorëve të vrasjes së Devi Kasmit në një kohë rekord mund të konsiderohet një nga operacionet e suksesshme të saj.

Por zbulimi i vrasësve është ndihmuar edhe nga disa gabime të bëra prej tyre.

Burime nga grupi hetimor thanë për Lapsi.al, se ekzekutori grek Eftimiu Efthymious, e kishte kryer krimin me fytyrën e zbuluar, ndoshta i bindur se nuk mund të identifikohej në vendin tonë.

Ai u pa qartë nga Mario Meshini, që priste viktimën në takim.

Pasi qëlloi 5 herë mbi Kasmin, mbrëmjen 29 janarit, greku u largua qetësisht në këmbë dhe pak metra më tej ka hipur në një furgon.

Burimet thonë se policia ka ndjekur itinerarin e furgonit të përdorur në vrasje për të mbërritur te autorët.

Njëri prej dëshmitarëve të shoqëruar tha se e kishte parë viktimën të debatonte pak ditë më parë me një të huaj që fliste greqisht.

Kjo plotësoi dyshimet e hetuesve, që vunë menjëherë në mbikëqyrje vilën e përdorur nga vrasësit në dalje të Tiranës.

Burimet thanë se në këtë shtëpi u sekuestruan 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë.

Efthymious rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge, ndaj edhe ishte përjashtuar nga forcat speciale greke.

Ai ka hyrë ilegalisht në vendin tonë, pasi nuk figuron i regjistruar në asnjë nga pikat doganore.

Policia dhe Prokuroria thonë se ekzekutimi i Devi Kasmit mund të ketë ndodhur ose për përplasje të grupeve të drogës, ose për hakmarrje për një krim të vitit 2011 në Tiranë.

Përveç arsenalit të armëve të gjetur në banesën e vëllezërve Hoxhallari në dalje të Tiranës, policia beson që ka gjetur armën e krimit, një pistoletë “Glok”, dhe veshjen që përdori vrasësi natën që qëlloi viktimën.

TCH raportoi të shtunën se hetuesit shpresojnë të bindin njërin nga 5 të arrestuarit, që të pranojë statusin e bashkëpunëtorit me drejtësinë, por Prokuroria pretendon se ka prova që vërtetojnë implikimin e grupit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Pas 100 vitesh do pyesin dini gjë kush ka qenë Nano, Berisha, Rama… dhe të gjithë do ngrejnë supet”
Previous article Celulari i Devi Kasmit si “thesar”, Artan Hoxha: Policia ka gjetur kontakte me rëndësi

Redaktor1

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT