Ish-Shefi i Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani, ku po i nënshtrohet një trajtimi shëndetësor. Mësohet se Mustafa është në gjendje të stabilizuar, ndërsa ai po vazhdon fizioterapi.
Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Isa Mustafa, i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në qendrën e terapisë fizikale në Gjermani në të cilën ai po qëndron prej katër javë. Sipas mjekëve, Mustafës do të duhet të qëndrojë në këtë qendër edhe për një kohë.
Besnik Berisha, këshilltar i Mustafës tha për Express se: “Sot e kanë pas një ekzaminim, progresi është evident. Fizioterapia vazhdon deri në vlerësimin tjetër të gjendjes. Në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani. Zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë potencuar se gjendja e Mustafes është e qëndrueshme.
Isa Mustafa në vitin 2010, në atë kohë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, kishte udhëtuar për në Bruksel, për t’iu nënshtruar një ndërhyrje në zemër.