Mbrëmjen e 24 korrikut 2019 sasia prej 637 kg kokainë me destinacion Greqinë dhe (137 kg heroinë) Shqipërinë do të nisej nga Ekuador prej portit të Guaiaquil. ReportTv ka siguruar itinerarin e lëvizjes dhe ndalesave në portet të kontenierëve me banane të cilët në portat frigoriferike të tyre mbanin pakot e kokainës. Më 19 gusht 2019 këto kontenierë mbërritën në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni i koordinuar nga DEA dhe autoritetet greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.
ReportTv ka mësuar se pala greke fillimisht ka kundërshtuar që kokaina të vazhdonte itinerarin e saj me 4 konteinierë drejt Durrësit por ka qenë ndërhyrja e DEA-s e cila ka përfshirë në këtë hetim dhe shërbimet shqiptare duke i besuar atyre goditjen e grupit shqiptarë.
Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në ora 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë ata për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Milindi Myslikhaka dhe Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenirët.
Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS.
Ndalur tek kodimi i operacionit ‘‘Kuiqto‘‘ hetuesit sqaruan për ReportTv se gjithcka lidhet me marrëveshjen që shqiptarët kanë bërë me trafikantët e kokainës në Ekuador dhe takimi mes tyre është bërë në kryeqytetin ekuadorian Quito.


