• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si e shkërmoqi LSI-në, Monika Kryemadhi, në më pak se dy vite!
Home
Politikë

Si e shkërmoqi LSI-në, Monika Kryemadhi, në më pak se dy vite!

13 March, 2019 F.autor Politikë

Lëvizja Socialiste për Integrim, është një forcë politike e cila u krijua në vitin 2004, pas një përplasje të Ilir Metës, me ish-kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano.

Socialistët e quajtën në atë kohë, lëvizje e skraparllinjve të inatosur. Në vitin 2005, Ilir Meta përdori kandidatët e pavarur dhe çoi Partinë Socialiste në opozitë.

Në vitin 2009, me katër mandate deputetësh u bashkua me Berishën në qeveri, deri në vitin 2013.

Më pas, me 1 prill të vitit 2013 kaloi me Edi Ramën dhe solli “Rilindjen” në pushtet, e cila sot e ka zgjedhur president.

Me zgjedhjen e Ilir Metës president, LSI-në për një muaj e drejtoi Petrit Vasili, të cilin nuk e la më Mona ta vazhdonte detyrën, duke marrë komandën e partisë.

Sot pas dy vitesh, LSI duket më e ndrydhur dhe më e dobët se kurrë.

Të gjithë njerëzit e Ilir Metës po e braktisin Monikën dhe LSI-në.

I pari ishte deputeti Robert Bitri në parlament, dhe i dyti ishte Lefter Koka, i cili doli kundër vendimit të Monika Kryemadhit për të djegur mandatet e deputetëve.

Ndërkohë, që 17 deputetë të tjerë dogjën mandatet, të tjerë kandidatë në listat pasuese po rrëmbejnë mandatet me shpejtësi.

Mesa duket “ushtria” e Monikës është e shpartalluar dhe askush nuk e respekton vendimin e saj.

Fakti që shumica e kandidatëve në listat pritëse po rrëmbejnë mandatin, tregon se veprimi i Monikës ka qënë i nxituar, i pakonsultuar dhe i pamenduar, duke treguar se LSI-ja, jo vetëm po shkërmoqet, por se është një forcë politike që ka lindur për interesa klienteliste.

Megjithëse me pak vende në parlament, me 19 vende, LSI duket se do t’i plotësojë 100% të përfaqësuesve të saj në Kuvend.

Me shpejtësi skëterrë, asnjë nga kandidatët e listave pasuese nuk ka refuzuar të marrë mandatin.

Janë të rrallë personat që nuk kanë pranuar mandatin e deputetit.

Dje personi i radhës që mori mandatin është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës, Ralf Gjoni, por dhe shumë personazhe të tjerë të rëndësishëm të kësaj force politike.

Pritet që pas rreth dy javësh, LSI të ketë grupin e plotë parlamentar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHIHEMI ME 16 MARS"/ Alibeaj KËRCËNON policinë për gjyqtarin e Fierit: Të mjerë...
Previous article BARCELONA-LYON/ "Katalanasit" kalojnë në avantazh, shënon Messi nga pika e bardhë

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT